Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, në fokus ekonomia, siguria dhe integrimi në BE

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, si dhe përfaqësues të vendeve dhe institucioneve evropiane.


Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen sot (e enjte) në Miloçer të Malit të Zi, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, ku do të diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian.

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, si dhe përfaqësues të vendeve dhe institucioneve evropiane.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama udhëtoi mbrëmë drejt Budvës, në Mal të Zi. Samiti do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës europiane të vendeve të rajonit.

Në qendër të diskutimeve do të jenë zhvillimi ekonomik i rajonit, rritja e konkurrueshmërisë dhe forcimi i lidhjeve ndërmjet gjashtë vendeve, me synimin për të përshpejtuar afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Rëndësi e veçantë pritet t’i kushtohet bashkëpunimit ekonomik ndërkufitar, lehtësimit të tregtisë dhe krijimit të mundësive të reja për investime.

Një tjetër temë e diskutimeve do të jetë siguria rajonale dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për përballimin e sfidave të përbashkëta.

Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka udhëtuar të mërkurën drejt Malit të Zi. Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare. Samiti do të hapet nga kryeministri malazez Milojko Spajiq dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, ndërsa pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe komisarja evropiane për zgjerim, Marta Kos.

Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike e nisur në vitin 2014, me qëllim mbështetjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një nga shtyllat kryesore të kësaj nisme është Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili synon të lehtësojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve brenda rajonit.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, vendet pjesëmarrëse kanë ndërmarrë nisma për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Samiti i sotëm pritet të shërbejë edhe si mundësi për të vlerësuar përparimin e deritanishëm në zbatimin e marrëveshjeve rajonale dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt integrimit në tregun evropian.

Procesi i Berlinit mbetet një nga platformat e bashkëpunimit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve evropianë, në mbështetje të zhvillimit ekonomik, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të…