Sadushi pret ambasadoren holandeze, në fokus reformat në drejtësi dhe bashkëpunimi institucional

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, priti në një takim ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri, Marleen Monster


Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, priti në një takim ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri, Marleen Monster. Në fokus të takimit ishte ecuria e reformave në drejtësi, progresi i arritur nga Gjykata e Lartë dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.

Ambasadorja Monster vlerësoi progresin e shënuar nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri, duke shprehur gatishmërinë për të vijuar mbështetjen ndaj këtij procesi. Ajo vlerësoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin me Gjykatën e Lartë të Holandës, si dhe aktivitetet e përbashkëta të zhvilluara, të cilat kanë kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u shpreh se, pavarësisht sfidave që vijojnë të shoqërojnë sistemin e drejtësisë, rezultatet e arritura tregojnë se Gjykata e Lartë po ecën përpara në mënyrë graduale, me hapa të sigurt dhe me përmirësime të qëndrueshme.

Ai nënvizoi se, gjatë gjashtë viteve të fundit, Gjykata e Lartë ka kaluar nëpër procese të rëndësishme transformimi dhe konsolidimi institucional. Në këtë drejtim, Sadushi vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së performancës së arritur, veçanërisht në drejtim të uljes së stokut të çështjeve të prapambetura (backlog), një prej rezultateve më domethënëse të punës së Gjykatës së Lartë, i cili ka marrë vlerësime edhe në nivelin e institucioneve politikëbërëse. Ai theksoi se vijimi i këtij progresi mbetet thelbësor për konsolidimin e arritjeve të performances së gjykatës dhe për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin mes institucioneve të drejtësisë të të dyja vendeve, në funksion të konsolidimit të rezultateve të arritura dhe avancimit të mëtejshëm të reformave në drejtësi.

Burimi ATSH

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Ervin Bushati nderohet me çmimin “Diplomatic Award” në SHBA

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë çmimin “Diplomatic Award” gjatë një aktiviteti të…