
Spahiu: Së shpejti nis rikonstruksioni i Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodina Spahiu, gjatë vizitës në këtë spital tha se investimi në godinën e re synon krijimin e kushteve bashkëkohore

Spitali Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan pritet të përfitojë përmirësime të mëtejshme infrastrukturore, me investimin në godinën e re dhe nisjen së shpejti të rikonstruksionit të godinës ekzistuese.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodina Spahiu, gjatë vizitës në këtë spital tha se investimi në godinën e re synon krijimin e kushteve bashkëkohore për trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve, duke ofruar një mjedis më të përshtatshëm, të sigurt dhe dinjitoz.
Ndërkohë, rikonstruksioni i godinës së vjetër do të synojë përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe kapaciteteve të shërbimit, në funksion të rritjes së cilësisë së kujdesit për pacientët.
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, vëmendja përqendrohet te rëndësia e trajtimit të shëndetit mendor me të njëjtin kujdes dhe përkushtim si shëndeti fizik, duke garantuar respektimin e dinjitetit të pacientëve dhe shmangien e paragjykimeve.
Gjithashtu, vlerësohet puna e ekipeve mjekësore, të cilat ofrojnë çdo ditë shërbim me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm
Burimi ATSH



















