Rregulla të reja për mbikëqyrjen e grupeve financiare

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka hartuar projektligjin për mbikëqyrjen e grupeve financiare që zhvillojnë veprimtari në disa fusha të tregut financiar.


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka hartuar projektligjin për mbikëqyrjen e grupeve financiare që zhvillojnë veprimtari në disa fusha të tregut financiar.

Projektligji synon të forcojë kontrollin dhe mbikëqyrjen e grupeve ku bëjnë pjesë banka, shoqëri sigurimi dhe shoqëri investimi, duke përafruar rregullat shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas projektligjit, një grup do të cilësohet si konglomerat financiar kur përfshin të paktën një bankë dhe një shoqëri sigurimi ose investimi dhe kur veprimtaria e tij në sektorë të ndryshëm financiarë arrin nivelet e përcaktuara në ligj.

Rregullat e reja parashikojnë që këto grupe të kenë një mbikëqyrje shtesë në nivel grupi, krahas kontrollit që kryhet për secilin institucion veçmas. Në vëmendje do të jenë kapitali, rreziqet që mbart grupi, veprimet financiare mes kompanive të tij dhe mënyra se si administrohen këto rreziqe.

Kjo qasje synon të shmangë përdorimin e të njëjtit kapital për disa qëllime dhe të parandalojë që problemet financiare në një kompani të përhapen te kompanitë e tjera të të njëjtit grup.

Projektligji parashikon edhe bashkëpunim më të ngushtë mes AMF-së dhe Bankës së Shqipërisë për identifikimin e këtyre grupeve, shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e mbikëqyrjes. Për çdo grup financiar do të caktohet një autoritet përgjegjës për koordinimin e këtij procesi.

Nisma e AMF-së është në përputhje me direktivën e Bashkimit Evropian për mbikëqyrjen e konglomerateve financiare dhe synon të ndihmojë në forcimin e stabilitetit të sistemit financiar, rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e klientëve dhe investitorëve.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…