Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve, ura të reja bashkëpunimi për diploma të dyfishta

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 500 studentëve në Universitetin e Sporteve të Tiranës.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 500 studentëve në Universitetin e Sporteve të Tiranës.

Duke uruar të gjithë studentët, prindërit dhe pedagogët, ministrja Kumbaro ka vlerësuar ndërkombëtarizimin e Universitetit të Sporteve me arritjet e diplomave të dyfishta dhe programeve të përbashkëta me Universitetin “Magna Graecia” të Catanzaros në Itali dhe me Shkollën e Sportit të Rio Maior në Portugali.

“Dua të përgëzoj Universitetin e Sporteve për të nxitur dhe për të mbështetur programet e përbashkëta, diplomat e dyfishta me universitete të tjera europiane, siç është rasti i Universitetit të Catanzaros në Itali, në Portugali dhe, e fundit, por jo për nga rëndësia, është një nga bashkëpunimet shumë të mira ku e gjithë qeveria shqiptare, në fakt me angazhimin e drejtpërdrejtë edhe të Kryeministrit, punuam që Universiteti i Sporteve të ndërtonte disa mastera shumë të rëndësishëm, siç është Real Madridi, që ju si profesionistë të sportit e njihni dhe e dini shumë mirë se çfarë do të thotë të kesh në partneritet dhe në diplomat e përbashkëta një partner të një emri të madh të sportit, të futbollit, siç është Fondacioni i Real Madridit”, theksoi Kumbaro.

Kumbaro nënvizoi se sporti është prioritet i politikave të Ministrisë së Arsimit që, në arsimin parauniversitar, me rritjen e orëve të mësimit të sportit dhe të investimet në infrastrukturën e terreneve sportive.

Kumbaro i ka konsideruar studentët e sportit si ambasadorët më të mirë të vendit.

“Studentët që dalin nga ky universitet janë gjithashtu edhe ambasadorët më të mirë në garat dhe në përballjet ndërkombëtare që ne kemi në fusha të ndryshme të sportit. T’i gëzoni diplomat dhe shkëlqefshi kudo që të jeni”, tha Kumbaro.

Në Universitetin e Sporteve të Tiranës këtë vit u diplomuan rreth 500 studentë në 8 programe studimi, pranë tri fakulteteve të tij. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 300 studentë përfundojnë studimet Bachelor, 170 studentë në 2 programe Master i Shkencave dhe 50 studentë në 3 programe Master Profesional.

Të diplomuarit janë brez i ri profesionistësh, të përgatitur për të kontribuar në zhvillimin e edukimit fizik, shkencave sportive, veprimtarisë fizike, rekreacionit dhe rehabilitimit në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…