Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e Maleve për pronarët e tokave të trashëguara në zonat malore, duke e lidhur këtë nismë me zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së këtyre zonave.


Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e Maleve për pronarët e tokave të trashëguara në zonat malore, duke e lidhur këtë nismë me zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së këtyre zonave.

Rama tha se Shqipëria e sotme nuk është më një vend në nevojë për ndihma, por një vend që synon të mirëpresë investime, partneritete dhe eksperiencën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Shqipëria, e cila i ngjante deri përpara 10 vitesh një njeriu me dorën e shtrirë për të kërkuar ndihmë, sot është një njeri krahëhapur për të mirëpritur investime, për të mirëpritur partneritete, për të mirëpritur eksperiencën e kujtdo, duke filluar nga eksperienca e shqiptarëve jashtë vendit”, u shpreh Rama.

Në vijim, ai tha se Shqipëria ka hapur një mundësi të re për shqiptarët që kanë origjinën dhe pronat e trashëguara në zonat malore, duke iu referuar Paketës së Maleve.

“Shqipëria ka hapur një derë të re, derën e maleve të saj, për të gjithë ata që në male kanë origjinën, rrënjët, historinë e familjeve të tyre dhe që prej shumë vitesh kanë pritur momentin se kur do të rindezin oxhakun e shtëpisë së stërgjyshërve të tyre”, tha ai.

Rama argumentoi se Paketa e Maleve synon të adresojë problematikat e pronësisë në zonat malore, ku, sipas tij, pjesa dërrmuese e pronave është ndarë historikisht mbi bazën e kufijve të vjetër dhe mirëkuptimit mes fqinjëve, ndërsa kjo mënyrë nuk është parashikuar nga legjislacioni.

Sipas tij, paketa u jep mundësi pronarëve që t’i drejtohen bashkisë përkatëse me kërkesë për zhvillimin e pronës së tyre. Kërkesa vendoset në afishim publik për një muaj, me qëllim që të verifikohet nëse ka fqinjë apo pretendues të tjerë që kundërshtojnë pronësinë.

Në rast se gjatë kësaj periudhe nuk paraqiten pretendime, Rama tha se mund të nisë procesi për rindërtimin e shtëpisë së vjetër, ndërtimin e një agroturizmi apo të një ferme, në funksion të ekonomisë së zonave malore.

Kryeministri Rama e lidhi zhvillimin e maleve edhe me potencialin e turizmit, duke argumentuar se Shqipëria mund të zgjerojë ofertën turistike përtej bregdetit.

“Unë gjithmonë e kam besuar, e kam besuar edhe më shumë kur i kam parë nga afër malet e Shqipërisë, që pavarësisht se turizmi në Shqipëri identifikohet me detin, momenti i artë i turizmit shqiptar dhe momenti kur Shqipëria do të ngrihet në atë lartësi që ka potencialin e vet, do të jetë momenti kur malet të bëhen pjesë e industrisë së vet të turizmit, siç janë në Austri, siç janë në Zvicër dhe siç janë në disa vende që janë shumë të ngjashme me karakteristikat e maleve të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se Paketa e Maleve, është konceptuar për pronarët e tokave në këto zona dhe se investitorët e tjerë mund të përfshihen vetëm nëse janë partnerë të pronarëve dhe me dëshirën e tyre.

“Është bërë për të gjithë ata që kanë pronën atje, nuk është bërë për askënd tjetër dhe asnjë investitor tjetër nuk mund dot të ketë akses në ato prona, nëse nuk është partneri juaj dhe nëse nuk është dëshira juaj për ta pasur me vete”, tha Rama.

Në këtë kuadër, ai nënvizoi edhe mundësinë që pronarët të krijojnë partneritete me miq dhe të afërm, duke e cilësuar rikthimin e zonave malore në burim mirëqenieje si një element të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.

“Cilido prej atyre që kanë pronën dëshiron të ketë partner edhe nga miqtë e të afërmit në shtëpi që ka këtu, patjetër që është i mirëseardhur dhe kthimi edhe i maleve në një burim mirëqenieje është një domosdoshmëri për ta çuar më tutje ekonominë e Shqipërisë”, përfundoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…