Salla: 85 të rinj i bashkohen MBZHR-së përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të saj të varësisë, në kuadër të thirrjes së 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.


85 të rinj i janë bashkuar këtë vit Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të saj të varësisë, në kuadër të thirrjes së 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se, “për një periudhë tremujore, të rinjtë do të angazhohen në institucionet publike në përputhje me fushën e tyre të studimit, duke pasur mundësi të fitojnë përvojën e parë profesionale dhe të njihen nga afër me punën në administratën publike”.

Në kuadër të programit, pjesëmarrësit do të ndjekin gjithashtu trajnime pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), ndërsa do të përfitojnë edhe kompensim financiar gjatë periudhës së praktikës.

“Është një lajm i mirë për të rinjtë që duan ta nisin rrugëtimin e tyre profesional pranë institucioneve publike. Përmes kësaj eksperience, ata kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të njohin nga afër punën në sektorin e bujqësisë”, u shpreh ministri Salla.

Në tetë vitet e fundit, 441 të rinj kanë kryer praktikën 3-mujore pranë Ministrisë dhe institucioneve të varësisë, ndërsa 132 prej tyre janë punësuar me kontratë 1-vjeçare, bazuar në performancën e tyre dhe nevojat e institucioneve.

Pas përfundimit të kësaj kontrate, një pjesë e të rinjve, falë përvojës së fituar dhe angazhimit për të kontribuar në zhvillimin e sektorit bujqësor, kanë vijuar marrëdhëniet e punës në pozicione të rregullta në shërbimin civil.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës synon t’u krijojë të rinjve mundësi për të fituar përvojë profesionale në institucionet publike, për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të krijuar një urë lidhëse mes arsimit dhe tregut të punës.

Përmes përfshirjes së të rinjve në institucionet e administratës publike, programi synon gjithashtu të nxisë zhvillimin e kapaciteteve të reja profesionale dhe afrimin e brezit të ri me shërbimin publik.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u ka uruar suksese 85 të rinjve që i janë bashkuar këtë vit ministrisë dhe institucioneve të varësisë.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…