
Salla: Librazhdi prodhon rreth 150 tonë mjaltë në vit, bletaria po rrit vlerën e ekonomisë lokale
Në Librazhd u zhvillua “Festa e Mjaltit”, një aktivitet që prej nëntë vitesh bashkon bletërritësit dhe prodhuesit e zonës, duke promovuar mjaltin dhe produktet e bletarisë shqiptare.

Në Librazhd u zhvillua “Festa e Mjaltit”, një aktivitet që prej nëntë vitesh bashkon bletërritësit dhe prodhuesit e zonës, duke promovuar mjaltin dhe produktet e bletarisë shqiptare.
Të pranishëm në këtë festë ishin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kreu i grupit parlamenta të PS-së Taulant Balla, kryetari i Bashkisë të Librazhdit Mariglen Disha, deputetët Arbjan Mazniku dhe Bora Muzhaqi, si dhe të ftuar të tjerë.
Ministri Salla tha se, “sot zona e Librazhdit numëron rreth 7,500 koshere dhe prodhon rreth 150 tonë mjaltë në vit”. Ai theksoi se bletaria po lidhet gjithnjë e më shumë me gastronominë, agroturizmin dhe ekonominë lokale.
Sipas tij, ky zhvillim krijon më shumë vlerë dhe mundësi ekonomike për familjet e zonës, ndërsa aktiviteti synon të promovojë traditën dhe potencialin prodhues të Librazhdit.
Burimi ATSH



















