Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” rrit transparencën, forcimi i lekut e rënia e euros duhet të kishte ndikuar në reduktim të çmimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se nisma “Pasqyra e Çmimeve” synon të që të krijojë transparencë dhe të japë informacion mbi nivelin e çmimeve të produkteve në vend.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se nisma “Pasqyra e Çmimeve” synon të që të krijojë transparencë dhe të japë informacion mbi nivelin e çmimeve të produkteve në vend.

Në takimin me rrjetet e supermarketeve dhe furnitorët ku u diskutua për platformën e re digjitale për transparencën e çmimeve, Ibrahimaj tha se nisma do të mundësojë informacion më të detajuar për çmimet në nivel produkti, përtej treguesve të përgjithshëm të inflacionit.

“Qytetarët kanë nevojë që të kenë informacion të detajuar dhe një mënyrë të thjeshtë për të kuptuar se ku çmimet janë më të lira”, u shpreh ministrja.

Ajo theksoi se “ne nuk kemi në dorë të ndikojmë tregun ndërkombëtar, por ne kemi në dorë që të bëjmë transparencë për qytetarët dhe kjo është ajo që duam të bëjmë.
Ndërkohë që, përveç transparencës, është e rëndësishme që ne bashkërisht të kuptojmë se çfarë ndodh me çmimet”.

Ibrahimaj theksoi se “forcimi i lekut dhe rënia e euros duhet të kishte ndikuar domosdoshmërisht në një reduktim të çmimeve, duke qenë se minimalisht 40% e produkteve të shportës importohen”.

Në kuadër të nismës, ministria u ka kërkuar rrjeteve kryesore të supermarketeve të vendosin në dispozicion listat e produkteve më të shitura, përfshirë artikuj ushqimorë të shportës dhe produkte higjiene, si të prodhuara në vend, ashtu edhe të importuara.

Ibrahimaj bëri të ditur se, pas dy javësh kohë të lënë në dispozicion, vetëm një prej rrjeteve të supermarketeve ka dorëzuar listën e kërkuar.

Ministrja tha gjithashtu se kjo nismë nuk bëhet në Shqipëri për herë të parë. “Është bërë në Greqi, është bërë në Itali, është bërë në Spanjë, në Portugali, në Hungari. Pra, kemi marrë modelet e vendeve të tjera. Nuk po bëjmë asgjë që nuk ndodh në një vend tjetër dhe të gjithë ramë dakord që, sigurisht, stimulon konkurrencën”, nënvizoi Ibrahimaj.

Ajo shtoi më tej se është diskutuar edhe një nismë tjetër, sipas modelit të Greqisë, për krijimin e një liste produktesh me çmime të ulëta për shtresat në nevojë, të cilat supermarketet do t’i ofronin me fitim minimal ose zero deri në fund të vitit.

Edhe për këtë nismë, sipas saj, vetëm një subjekt ka paraqitur listën përkatëse.

“Përveç qëllimit të fitimit, kompanitë patjetër të mendojnë edhe për mbrojtjen e konsumatorit, edhe për të mirën publike”, tha Ibrahimaj.

Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen edhe të ministrit të Financave dhe Kryeministrit, në kuadër të diskutimeve për transparencën e çmimeve dhe monitorimin e marzheve në zinxhirin e furnizimit.

Burimi ATSH

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të…