Karakaçi: Nisi ndërtimi i bajpasit të Elbasanit, segmenti i parë autostradë e kategorisë A

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi gjatë inspektimit të punimeve, se segmenti do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, sipas standardeve të rrugës Tiranë-Elbasan.


Kanë nisur punimet për ndërtimin e bajpasit të Elbasanit, projekt që synon të përmirësojë qarkullimin dhe të lehtësojë trafikun në një prej akseve të rëndësishme rrugore të vendit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi gjatë inspektimit të punimeve, se segmenti do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, sipas standardeve të rrugës Tiranë-Elbasan.

“Është një autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standarde që është aktualisht rruga Tiranë-Elbasan”, tha Karakaçi.

Sipas tij, projekti do të japë zgjidhje për trafikun e krijuar ndër vite, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Ministri bëri të ditur se, “dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë, që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë-Elbasan, tashmë ka filluar nga punimet”.

Sipas tij, punimet janë duke ecur mirë për shkak se edhe kantieri është i hapur nga shpronësimet e bëra që më herët. Në këtë fazë po punohet në 3 kilometrat e parë që përfundojnë diku te Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, ndërkohë që kemi në prokurim po ashtu në vitin pasardhës pjesën vijuese deri afër Peqinit.

Karakaçi theksoi se bajpasi ka rëndësi strategjike për organizimin e qarkullimit, pasi do të mundësojë ndarjen e trafikut mes pjesës juglindore dhe asaj jugore të vendit, si dhe do të krijojë një lidhje të integruar mes autostradës Tiranë-Elbasan dhe korridorit Elbasan-Qafë Thanë.

Sipas tij, përfundimi i këtij projekti do të kontribuojë në krijimin e një rrjeti më funksional rrugor dhe në përmirësimin e sigurisë dhe lëvizshmërisë për qytetarët.

“Pse ka rëndësi ky projekt? Kemi vazhdimin e autostradës Tiranë-Elbasan, bëjmë ndarjen e trafikut ndërmjet pjesës juglindore të Shqipërisë dhe pjesës jugore të Shqipërisë, por po ashtu bëjmë ndërlidhjen ndërmjet autostradës Tiranë-Elbasan, bajpasit të Elbasanit, si dhe dalim në vazhdimin e korridorit Elbasan-Qafë Thanë, duke i dhënë dhe një zgjidhje të integruar gjithë pjesës së trafikut në Shqipëri”, deklaroi ministri.

/Burimi ATSH

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hijet e luftës dhe beteja për të vërtetën

Në historinë kineze, kujtesa e luftës kundër agresionit japonez zë një vend tejet të rëndësishëm dhe delikat.