Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.

Gjatë këtij takimi është diskutuar mundësia e bashkimit të bashkive Vlorë dhe Selenicë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se diskutimi lidhet me fuqizimin ekonomik dhe social të komuniteteve, racionalizimin e burimeve njerëzore në nivel vendor, si dhe përgatitjen për menaxhimin e fondeve që do të vihen në dispozicion në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë diskutimit, Rama u ndal edhe te nevoja për rritjen e kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore për ofrimin e shërbimeve.

Sipas tij, shërbimet që sot kryhen nga bashkitë më të vogla do të mund të ofrohen nga qytetet, në një organizim që synon të shmangë mbivendosjet dhe të rrisë efikasitetin.

Rama argumentoi se bashkitë e vogla përballen me kufizime në burime dhe kapacitete për të ushtruar një pjesë të funksioneve të tyre.

Ai solli si shembuj nevojën për specialistë të fushave të ndryshme, përfshirë arkitekturën, financat dhe policinë bashkiake.

“Bashkitë e vogla nuk kryejnë një pjesë të madhe të funksioneve të tyre, sepse nuk gjenden në burime dhe në aftësi”, tha Rama, duke argumentuar se bashkimi do të krijonte kapacitete më të mëdha për përmbushjen e këtyre funksioneve.

Kryeministri tha se procesi i riorganizimit territorial mbështetet edhe në praktikat ndërkombëtare, përvojën historike dhe treguesit demografikë, ndërsa e lidhi atë me nevojën për një organizim më funksional të qeverisjes vendore në vitet e ardhshme.

Kryerministri Rama zhvilloi sot takim informues për Reformën Territoriale edhe në qarkun Gjirokastër për riorganizimin e qeverisjes vendore dhe funksionimin e njësive administrative.

“Qëllimi është të përshtatet një shpërndarje më racionale e disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla dhe që edhe vetë njësitë administrative sot nuk funksionojnë siç duhet”, është shprehur Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Përfundimi i Lotit 2 i rrugës Papër – Ura e Grykshit, investim që rrit sigurinë rrugore

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga përfundimi i Lotit 2 të rrugës Papër – Ura e Grykshit në Elbasan,…