Specialistët bullgarë dhe shqiptarë ekzaminime mjekësore falas në Pustec

Misioni organizohet dhe financohet nga shteti bullgar, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë.


Për të katërtin vit radhazi, në Pustec po zhvillohet iniciativa mjekësore bullgare për ofrimin e ekzaminimeve mjekësore parandaluese dhe të specializuara falas për banorët e zonës së Pustecit dhe rajonit të Korçës.

Misioni organizohet dhe financohet nga shteti bullgar, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë.

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” kontribuon gjithashtu në financim dhe mbetet organizatori kryesor në bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë Bullgaro-Shqiptare – Korçë.

Nisma zhvillohet në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Bullgarisë.

Ceremonia zyrtare e hapjes së misionit u zhvillua sot përpara Qendrës Shëndetësore në Pustec, në prani të Shkëlqesisë së Tij Ivaylo Kirov, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, Dr. Milen Vrabevski, Kryetar i Fondacionit “Kujtesa Bullgare”, Drejtorit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë, Mikel Llogori, kryetarit të bashkisë Pustec, Pali Kolefski, kryetarit të “Shoqatës së Miqësisë Bullgaro-Shqiptare”, Dimitri Nikola si dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Bullgarisë.

“Për të katërtin vit radhazi, në Pustec një nismë e mirë po shndërrohet në një traditë të qëndrueshme. Rezultati më i rëndësishëm është konkret, banorët e rajonit mund të konsultohen falas nga specialistët prijës bullgar. Dhe kjo jep mundësi për parandalim dhe diagnostikim të hershëm dhe është kujdes praktik për njerëzit dhe jo thjesht një gjest simbolik”, u shpreh ambasadori Ivaylo Kirov gjatë ceremonisë së hapjes.

Ai shtoi se nisma tregon se si institucionet, mjekët dhe organizatat e shoqërisë civile mund të punojnë së bashku për të arritur rezultate konkrete për komunitetin lokal.

Një element i rëndësishëm i këtij edicioni është pjesëmarrja e specialistëve mjekësorë nga Spitali Rajonal i Korçës, e cila krijon mundësi për bashkëpunim profesional dhe shkëmbim të përvojës dhe njohurive ndërmjet ekipeve bullgare dhe shqiptare.

Bashkëpunimi synon gjithashtu të kontribuojë në ndjekjen më të mirë të pacientëve dhe, kur është e nevojshme, në orientimin e tyre drejt specialistëve dhe institucioneve shëndetësore përkatëse në Shqipëri.

“Pjesëmarrja e mjekëve shqiptarë është një hap i natyrshëm dhe shumë pozitiv. Ajo i jep nismës një karakter edhe më të fortë dypalësh dhe dëshmon për një përgjegjësi të përbashkët për shëndetin e njerëzve. Bullgaria dhe Shqipëria janë vende mike dhe aleate, dhe dëshmia më bindëse e kësaj miqësie janë pikërisht aktivitete të tilla të përbashkëta, që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve”, theksoi Ambasadori Kirov.

Etapa e parë e misionit zhvillohet në periudhën 11–13 shtator 2026 dhe përfshin ekzaminime falas në fushat e kardiologjisë, kirurgjisë vaskulare, reumatologjisë, endokrinologjisë dhe neurologjisë. Ekipi i parë mjekësor drejtohet nga prof. Ivo Petrov, kardiolog bullgar me reputacion ndërkombëtar, dhe përfshin specialistë nga institucione shëndetësore universitare dhe spitale kryesore në Bullgari.

Etapa e dytë e misionit do të zhvillohet më 25–27 shtator 2026 dhe do të zgjerojë ndjeshëm gamën e shërbimeve të ofruara, duke përfshirë ekzaminime në fushat e mamologjisë, urologjisë, otorinolaringologjisë (ORL), pulmologjisë, gastroenterologjisë dhe ortopedisë.

Nga ana e tij, kryetari i fondacionit “Kujtesa Bullgare” Dr. Milen Vrabevski nënvizoi se ekzaminimet u ofrohen të gjithë banorëve të Bashkisë Pustec dhe pikërisht këtu shprehet solidariteti evropian në praktikë – në kujdesin për njerëzit, pa vija ndarëse.”

Misioni mjekësor bullgar synon jo vetëm të ofrojë ekzaminime parandaluese dhe të specializuara falas për banorët e zonës, por edhe të forcojë bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet specialistëve dhe institucioneve shëndetësore të të dy vendeve.

“Mala Prespa dhe komuniteti bullgar në Shqipëri janë një urë e natyrshme ndërmjet dy vendeve. Synimi ynë është që kjo zonë të marrë më shumë vëmendje, kontakte dhe mundësi. Misioni mjekësor është i hapur për banorët vendas dhe nuk duhet të politizohet – thelbi i tij është solidariteti, parandalimi dhe kujdesi njerëzor”, theksoi ambasadori Ivaylo Kirov.

Marrë nga ATSH

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…