Ambasada e SHBA: Shqipëria, pjesë thelbësore e misionit të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit
Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), gjeneralmajor Jasper Jeffers, zhvilloi takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ku diskutuan për kontributet e ardhshme të Shqipërisë në kuadër të kësaj force.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në takime u diskutua për kontributet e ardhshme të Shqipërisë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).
“Shqipëria do të jetë një pjesë thelbësore e misionit”, theksoi Ambasada e SHBA-së.
Burimi ATSH