Shtabi i shpëtimit në Gyirong të Xizang-ut paraqet prioritetet kryesore të operacioneve

Më 5 dhe 6 shtator 2026, Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, organizoi një vizitë për gazetarë të mediave të huaja në zonën e prekur nga rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizang-ut.


Më 5 dhe 6 shtator 2026, Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, organizoi një vizitë për gazetarë të mediave të huaja në zonën e prekur nga rrëshqitja e dheut në Gyirong të Xizang-ut. Gazetarët vizituan vijën e parë të operacioneve të shpëtimit për t’u njohur nga afër me situatën, kërkim-shpëtimin dhe përparimin e punës së rimëkëmbjes dhe rindërtimit.

Foto nga CMG

Pasditen e së dielës, Shtabi i Emergjencës dhe Shpëtimit për rrëshqitjen e dheut më 26 gusht në kontenë Gyirong organizoi një takim me mediat kineze dhe të huaja. Zyrtarë të Rajonit Autonom të Xizang-ut paraqitën situatën dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Në vizitë morën pjesë përfaqësues të mediave nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Rusia, India, Pakistani, Singapori, Brazili dhe vende e rajone të tjera.

Foto nga CMG

Në takim, Ren Wei, zv.komandanti i përhershëm i shtabit të emergjencës, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Komitetit të Partisë të Rajonit Autonom të Xizang-ut dhe nënkryetar ekzekutiv i qeverisë rajonale, paraqiti ecurinë e përgjithshme të operacioneve të shpëtimit që nga ndodhja e fatkeqësisë. Më 26 gusht, një rrëshqitje dheu në anën nepaleze të kufirit shkaktoi viktima të shumta dhe të zhdukur në portin Gyirong, në kontenë Gyirong të qytetit Xigaze të Xizang-ut të Kinës Jugperëndimore.

Fatkeqësia ndodhi në një zonë malore me lugina të thella dhe një klimë të ndryshueshme. Përreth ka shumë akullnaja dhe liqene akullnajore, ndërsa rreziku nga fatkeqësitë gjeologjike është i lartë. Fatkeqësia dëmtoi rëndë autostradën kombëtare G216 për në portin Gyirong, ndërpreu energjinë elektrike e komunikaconin dhe shkaktoi shembje të shpeshta të shpateve e grumbullime të mëdha balte në lugina. Për shkak të lartësisë së madhe ka ndryshime të mëdha të temperaturës midis ditës e natës dhe rreziku i fatkeqësive dytësore, si rrëzimet e shkëmbinjve, rrëshqitjet e dheut dhe bllokimet, kërcënon vazhdimisht sigurinë e personelit të shpëtimit. Vështirësia e përgjithshme e shpëtimit e tejkalon shumë atë të reagimit konvencional ndaj fatkeqësive gjeologjike.

Foto nga CMG

Puna e shpëtimit është përqendruar në katër drejtime kryesore.

Së pari, janë bërë të gjitha përpjekjet për kërkimin e personave të zhdukur. Para rihapjes së rrugës, operacionet u zhvilluan njëkohësisht nga uji, toka e ajri. Ekipet përdorën motobarka dhe gomone për t’iu afruar zonës kryesore, ndërsa helikopterët kryen 24 fluturime për të transportuar personel dhe pajisje. Nga toka, ekipet përshkuan rrugë malore për rreth 12 orë për të arritur në zonën e prekur. Deri në orën 18:00 të 5 shtatorit, në operacionet e shpëtimit ishin angazhuar gjithsej mbi 2 500 veta, më shumë se 500 automjete kërkim-shpëtimi dhe mbi 9 000 pajisje të ndryshme. Dronët kishin kryer mbi 1 000 fluturime, ndërsa nga ajri ishin hedhur 5.43 tonë materiale dhe pajisje. Pas rihapjes së rrugës më 2 shtator në orën 10:00, ekipet nisën kërkime më të thelluara në zonën kryesore të fatkeqësisë. U krijuan 6 grupe të posaçme dhe 7 ekipe shpëtimi. Deri në orën 18:00 të 5 shtatorit, ishin shpëtuar dy veta dhe ishin gjetur 993 sende personale.

Foto nga VCG

Së dyti, po zhvillohet puna për strehimin dhe mbështetjen e familjeve të prekura. Autoritetet kanë kontaktuar familjarët e viktimave dhe personave të zhdukur, duke u ofruar informacion, shpresë dhe mbështetje psikologjike. Është hapur edhe një linjë telefonike për familjarët brenda Kinës. Deri në orën 18:00 të 5 shtatorit, ishin marrë 675 telefonata, ishin pritur 791 familjarë dhe ishin sistemuar 640 veta. Ndërkohë, 499 banorë janë evakuuar dhe sistemuar në zona të sigurta. Autoritetet po ofrojnë shërbime mjekësore e arsimore, mbështetje për nevojat bazë dhe ndihmë psikologjike. Aktualisht, në bazë të vlerësimeve të ekspertëve, po organizohet në mënyrë graduale kthimi i banorëve dhe rikthimi i jetës e prodhimit normal.

Së treti, po forcohet parandalimi i fatkeqësive dytësore. Mbi 100 ekspertë dhe specialistë teknikë nga fusha të ndryshme po monitorojnë vazhdimisht liqenin e krijuar nga bllokimi i lumit, zonën e burimit të shembjes së akullit dhe shkëmbinjve, si edhe rrezikun nga rrëshqitjet e tjera, shembjet e shpateve dhe rrjedhat e baltës. Më 30 gusht, liqeni i krijuar nga bllokimi i lumit nisi të shkarkohej natyrshëm dhe rreziku kryesor u eliminua. Edhe pellgjet e vegjël ujorë të krijuar nga goditja e masës së akullit dhe shkëmbinjve janë zbrazur. Aktualisht janë vendosur mbi 150 pajisje profesionale. Përmes kombinimit të monitorimit njerëzor e teknologjik po ndiqet nga afër rreziku i rrjedhave dytësore të baltës të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme ose temperaturat e larta.

Foto nga VCG

Së katërti, po zhvillohet në mënyrë aktive puna me palët e huaja. Pas verifikimeve të përsëritura, del se 261 shtetas të huaj nga 23 vende janë ende të zhdukur. Informacioni për këtë u është përcjellë ambasadave të vendeve përkatëse në Kinë përmes kanaleve diplomatike. Është hapur një linjë telefonike 24-orëshe posaçërisht për familjarët e shtetasve të huaj të zhdukur, e cila deri tani ka marrë 509 telefonata. Autoritetet kanë krijuar gjithashtu mekanizma komunikimi dhe shkëmbimi informacioni me vendet përkatëse.

Në kuadër të mekanizmit Kinë-Nepal për shkëmbimin e informacionit mbi fatkeqësitë, Kina i përcjell çdo ditë Nepalit të dhëna mbi motin, hidrologjinë, liqenet akullnajore dhe akullnajat. Me kërkesë të palës nepaleze, qeveria kineze ka dërguar në Nepal ekspertë për shpëtimin në tunele dhe testimin e ADN-së, si edhe ndihma emergjente. Kurse qeveria e Rajonit Autonom të Xizang-ut i ka ofruar Nepalit gjithashtu 320 tonë pjesë përbërëse për ura të tipit “Bailey” dhe materiale të tjera të ndihmës pas fatkeqësisë.

Foto nga VCG

Në fazën e ardhshme, autoritetet do të vazhdojnë kërkimin e plotë të personave të zhdukur dhe kontrollin e të gjithë zonës së prekur, do të vijojnë punën me familjet e viktimave dhe të zhdukurve, si edhe komunikimin me ambasadat e vendeve përkatëse, dhe do të forcojnë më tej monitorimin dhe paralajmërimin për rreziqet në zonën e fatkeqësisë.

Kina do të vazhdojë gjithashtu t’i ofrojë Nepalit informacione paralajmëruese meteorologjike, hidrologjike e gjeologjike, si edhe të zgjerojë bashkëpunimin dypalësh në fusha si parandalimi i fatkeqësive dhe monitorimi i liqeneve akullnajore.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rregullorja e re e GJKKO-së, delegacioni i BE: Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

Prej 1 shtatorit ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rregullorja e re e GJKKO-së, delegacioni i BE: Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

Prej 1 shtatorit ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit…