Faqja e njohur: Shqipëria mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar

Rritja e çmimeve në shumë prej destinacioneve turistike të njohura në botë po i shtyn udhëtarët të kërkojnë vende ku përvoja e udhëtimit justifikon më mirë shpenzimet, shkruan Tyler Fox për faqen e njohur turistike traveloffpath.com.


Rritja e çmimeve në shumë prej destinacioneve turistike të njohura në botë po i shtyn udhëtarët të kërkojnë vende ku përvoja e udhëtimit justifikon më mirë shpenzimet, shkruan Tyler Fox për faqen e njohur turistike traveloffpath.com.

Sipas një vlerësimi të bazuar në përvojat e udhëtarëve që kanë eksploruar destinacione të ndryshme, ende ekzistojnë vende ku turistët mund të shijojnë natyrën, kulturën, ushqimin dhe mikpritjen me një kosto më të përballueshme.

Në këtë panoramë përfshihet edhe Shqipëria, e cila ofron plazhe, peizazhe natyrore, trashëgimi kulturore dhe gastronomi të pasur, duke mbetur një alternativë tërheqëse për turistët që kërkojnë të marrin më shumë vlerë për paratë e tyre.

Artikulli nënvizon se udhëtimi nuk duhet të nënkuptojë domosdoshmërisht shpenzime të mëdha, pasi ka ende destinacione ku çmimet relativisht të përballueshme shoqërohen me përvoja cilësore.

Në listën e përgatitur nga autori renditen 12 vende që, sipas tij, ofrojnë një raport të favorshëm mes kostos dhe përvojës turistike, duke i bërë ato zgjedhje interesante për udhëtarët që duan të shmangin çmimet e larta të destinacioneve më të frekuentuara.

Shqipëria

”Bukuria e paprekur dhe e ashpër e Mesdheut përpara se turmat ta zbulonin.

Ndërsa të gjithë të tjerët luftojnë për një hapësirë të shtrenjtë si një çadër në Greqi ose Kroaci, Shqipëria është aty pranë, duke ofruar të njëjtin det Jon me ngjyrë blu elektrizuese.

Ajo është sekreti më i ruajtur i Evropës Lindore.

Merrni me qira një makinë dhe udhëtoni nëpër Qafën e Llogorasë përgjatë Rivierës Shqiptare.

Është edhe një rrugë bregdetare dredha-dredha dhe jashtëzakonisht dramatike, përveç tunelit, që ju çon në qytete mahnitëse bregdetare, ende të paprekura nga turizmi masiv, si Himara.

Nëse kërkoni lartësitë, drejtohuni në veri, drejt Bjeshkëve të Nemuna.

Mund të ecni në shtegun spektakolar nga Thethi në Valbonë, duke qëndruar gjatë rrugës në bujtina familjare të lira, të cilat shërbejnë vakte të shumta të përgatitura me produkte nga ferma në tryezë.”, shkruan traveloffpath.com.

Lista e plotë e faqes së njohur rendit 12 vendet më të kërkuara, që sipas saj janë

Portugalia
Japonia
Meksika
Kolumbia
Maroku
Vietnami
Shqipëria
Guatemala
Argjentina
Polonia
Sri Lanka
Laosi.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…