Saranda plot me pushues, gjithmonë zgjedhja e duhur

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga Saranda, një prej destinacioneve më të preferuara turistike në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga Saranda, një prej destinacioneve më të preferuara turistike në Shqipëri.

“Saranda, gjithmonë zgjedhja e duhur”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara.

Saranda vijon të jetë një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror, duke tërhequr çdo ditë mijëra vizitorë që zgjedhin Rivierën Shqiptare për pushimet e tyre.

Plazhet me ujëra të kristalta, peizazhet natyrore, oferta e pasur gastronomike dhe mundësitë për aktivitete rekreative e kanë shndërruar qytetin në një nga pikat më të preferuara të turizmit në vend.

Përtej pushimeve në plazh, turistët eksplorojnë edhe atraksionet natyrore të zonës, ndërsa ndër destinacionet më të vizituara janë Syri i Kaltër, Ksamili dhe gjiri i Kakomesë.

Turet me varkë përgjatë bregdetit të Jonit mbeten gjithashtu një nga aktivitetet më të kërkuara gjatë sezonit veror.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…