Hapet për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII, vijojnë punimet në Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, është hapur për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, është hapur për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII.

Rama deklaroi se nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë, tashmë është i aksesueshëm segmenti i ri rrugor me dy korsi vajtje-ardhje.
“Hapja e këtij segmenti përmirëson qarkullimin, rrit sigurinë rrugore, shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson transportin e qytetarëve dhe të mallrave”, tha ai.
Kreu i Qeverisë u ndal edhe te një tjetër investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne.
“Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik e turistik të zonave që lidhen përmes këtij aksi”, është shprehur më herët Rama.

Investimi është pjesë e programit për modernizimin e infrastrukturës kombëtare dhe zhvillimin e rrjetit rrugor në përputhje me objektivat e Shqipërisë 2030.

I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë, 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Korridori VIII është një nga akset rrugore më të rëndësishme për Republikën e Shqipërisë, pasi është një korridor që lidh Shqipërinë edhe me vendet e tjera të rajonit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hapet për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII, vijojnë punimet në Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hapet për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII, vijojnë punimet në Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ndërkohë që vijojnë me ritme të larta punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë…