
Këtë verë takohemi në Xinjiang!
Të hënën, në qytetin Kuqa të prefekturës Aksu në Rajonin Autonom të Xinjiang-ut në Kinën Veriperëndimore filloi veprimtaria e bashkëkrijimit dhe promovimit të influencuesve globalë “Këtë verë takohemi në Xinjiang”.

Të hënën, në qytetin Kuqa të prefekturës Aksu në Rajonin Autonom të Xinjiang-ut në Kinën Veriperëndimore filloi veprimtaria e bashkëkrijimit dhe promovimit të influencuesve globalë “Këtë verë takohemi në Xinjiang”.



Ceremonia e fillimit u mbajt në Muzeun e Rajonit Perëndimor të Kuqasë, me konceptin e dizajnit të “Natës së Muzeut”. Ajo integroi shikimin gjithëpërfshirës dhe përvojat ndërvepruese, duke e bërë kulturën mijëvjeçare të Kuqasë të prekshme dhe duke shfaqur plotësisht trashëgiminë e thellë dhe gjallërinë inovative të qytetërimit të lashtë të Rrugës së Mëndafshit.


Ndërsa ra nata, influencuesit kinezë dhe ndërkombëtarë u mblodhën në sheshin e muzeut të shoqëruar nga vallëzimi mikpritës “Përshtypjet e Kuqasë”, për të parë performancën e trashëgimisë kulturore jomateriale “Mukami Qiebiat” dhe për të marrë pjesë në aktivitete ndërvepruese. Më pas, influencuesit vizituan zonat e ndryshme të ekspozitës në kate të ndryshme të muzeut, duke shijuar programet e shkëlqyera.


Organizatorët e veprimtarisë i pritën ngrohtësisht influencuesit kinezë e të huaj, duke shpresuar që të gjithë krijuesit e përmbajtjeve mund të zhyteshin në këtë përvojë, të ndienin vërtet bukurinë dhe gjallërinë e kësaj toke, të kapnin dhe të ndanin momente të paharrueshme nga udhëtimet e tyre dhe t’ia përcillnin bukurinë dhe historitë e këtij vendi një publiku më të gjerë.

Aktualisht është stina kulmore turistike e verës dhe popullariteti i udhëtimit në Kinë në përgjithësi dhe në Xinjiang në veçanti është në rritje. Gushti në Aksu të Xinjiang-ut është veçanërisht i bukur, me peizazhet dhe frutat e tij aromatike. Influencuesit pjesëmarrës shprehën entuziazmin e tyre: “Mezi pres të vizitoj Aksunë, të hyj në shpellat Kizil dhe të përjetoj sharmin e kulturës së Kuqasë”; “Dua veçanërisht të shkoj në qytetin e vjetër të Kuqasë për të përjetuar jetën vendore” dhe “Përveç peizazhit të bukur dhe kulturës së larmishme, dua gjithashtu të shoh se çfarë surprizash të tjera do të sjellë ky udhëtim”.
Influencuesit do të bëhen ambasadorë dhe rekomandues të përvojave turistike të Xinjiang-ut, duke filluar nga qyteti Kuqa dhe duke kryer vizita dhe përvoja të thella në prefekturën Aksu përgjatë tre rrugëve, duke regjistruar dhe ndarë peizazhet unike natyrore, trashëgiminë kulturore, zakonet njerëzore dhe gjallërinë zhvillimore të rajonit.
Burimi CGTN



















