Rivlerësimi i pasurive, 120,5 milionë euro kursime për tatimpaguesit në shtatë muaj

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në periudhën janar-korrik 2026, përmes këtij procesi janë kursyer 120,5 milionë euro në kosto fiskale.


Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, i cili parashikon aplikimin e një norme tatimore të reduktuar prej 5% për rivlerësimin e pronave, ka sjellë përfitime të konsiderueshme për tatimpaguesit gjatë vitit 2026.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në periudhën janar-korrik 2026, përmes këtij procesi janë kursyer 120,5 milionë euro në kosto fiskale.

Administrata Tatimore vlerëson se rivlerësimi i pasurive vijon të jetë një instrument që u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të parashikuara në legjislacion.

Tatimet u bëjnë thirrje të gjithë tatimpaguesve që nuk e kanë përfituar ende këtë mundësi të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara, për të përfituar nga skema e rivlerësimit.

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme synon përditësimin e vlerës së pronës, duke krijuar përfitime fiskale për pronarët, veçanërisht në rastet e transferimit të pronësisë apo transaksioneve të tjera me pasuritë e paluajtshme.

Nga procesi i rivlerësimit mund të përfitojnë si ata individë që kërkojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, por edhe ata që pronat i kanë regjistruar me vlerë më të ulët se tregu.

Sipas administratës tatimore, afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 dhjetor 2026.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…