Ambasada gjermane falënderon ekipet shqiptare për shpëtimin e katër turistëve

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka shprehur sot mirënjohjen për Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, forcat lokale të shpëtimit, si dhe vullnetarët e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik për shpëtimin e katër shtetasve gjermanë në dy raste të ndryshme në jug të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada i falënderoi ata për reagimin e shpejtë dhe angazhimin gjatë operacioneve.

“Falë reagimit të tyre të shpejtë dhe angazhimit të palodhur, katër shtetas gjermanë u shpëtuan me sukses gjatë dy operacioneve të ndryshme shpëtimi në ditët e fundit. Pavarësisht terrenit të vështirë, errësirës dhe temperaturave të larta, ekipet e shpëtimit arritën të lokalizonin dhe të shpëtonin të dy grupet e alpinistëve”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Ambasada e Gjermanisë vlerësoi profesionalizmin dhe guximin e të gjitha strukturave të angazhuara në këto operacione.

Në të njëjtën kohë, Ambasada u bëri thirrje të gjithë turistëve dhe adhuruesve të ecjeve në natyrë që të tregojnë kujdes gjatë planifikimit të udhëtimeve në zonat malore të Shqipërisë.

“Planifikoni udhëtimin tuaj me kujdes, informohuni për kushtet e motit, vishni rroba të përshtatshme dhe merrni gjithmonë ujë të mjaftueshëm dhe mbrojtje nga dielli. Një sistem i besueshëm GPS dhe një telefon celular i karikuar mund të jenë jetikë në rast emergjence”, thekson Ambasada gjermane.

Ambasada e Gjermanisë iu uron të gjithë vizitorëve udhëtime të sigurta dhe momente të paharrueshme në natyrën e Shqipërisë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia