Salla inspekton punimet për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Devoll

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, inspektuan ecurinë e punimeve të saponisura për rehabilitimin e mbrojtjes së argjinaturës së lumit Devoll


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, inspektuan ecurinë e punimeve të saponisura për rehabilitimin e mbrojtjes së argjinaturës së lumit Devoll, një investim i rëndësishëm që synon rritjen e sigurisë së tokave bujqësore dhe mbrojtjen e zonave përreth nga rreziku i përmbytjeve dhe erozionit.

Punimet përfshijnë ndërtimin e mbrojtjes me gabione dhe gurë kave në një gjatësi prej 350 metrash linearë në secilën anë të argjinaturës, me një volum prej rreth 5.000 m³ gurë, duke forcuar qëndrueshmërinë e saj përballë prurjeve të larta dhe fenomeneve natyrore.

Ky investim do të rrisë sigurinë e infrastrukturës ujore, do të mbrojë sipërfaqet bujqësore dhe do të krijojë kushte më të sigurta për zhvillimin e aktivitetit bujqësor dhe jetën e banorëve të zonës, si pjesë e investimeve të vazhdueshme të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në sistemin e ujitje-kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Marrë nga ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…