Ibrahimaj vizitë zyrtare në Indonezi, ftesë për sipërmarrjen që të investojë në Shqipëri

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Indonezisë, u prit në takim nga ministri i Investimeve dhe Industrisë së Përpunimit të Indonezisë dhe kreu i Bordit Koordinues të Investimeve (BKPM), Rosan P. Roeslani.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Indonezisë, me fokus nxitjen e investimeve, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e lidhjeve të reja mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve.

Ministrja Ibrahimaj prezantoi potencialin e Shqipërisë për investime dhe ftoi komunitetin e biznesit indonezian të angazhohet në projekte me interes të përbashkët në tregun shqiptar.

Palët diskutuan gjithashtu avancimin e një kuadri bashkëpunimi përmes një Memorandumi Mirëkuptimi (MoU), i cili do të krijojë mundësi për forcimin e partneriteteve ekonomike, promovimin e investimeve dhe zhvillimin e projekteve me interes të përbashkët.

Takimi ishte pjesë e agjendës së vizitës zyrtare të ministres Ibrahimaj në Indonezi, në kuadër të angazhimit për zgjerimin e partneriteteve ekonomike ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim e rritje të qëndrueshme.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia