Tatimet: Mbi 16 mijë tatimpagues përfituan asistencë në qershor, vijon mbështetja edhe për fermerët

Administrata Tatimore vijon të ofrojë asistencë për tatimpaguesit në të gjithë vendin, përmes shërbimeve elektronike dhe strukturave të saj në terren.


Administrata Tatimore vijon të ofrojë asistencë për tatimpaguesit në të gjithë vendin, përmes shërbimeve elektronike dhe strukturave të saj në terren.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vetëm gjatë muajit qershor 2026, mijëra tatimpagues dhe individë morën mbështetje përmes platformës e-Filing, Call Center-it dhe Drejtorive Rajonale Tatimore, në funksion të përmbushjes së detyrimeve tatimore dhe përdorimit të shërbimeve online.

Referuar shifrave zyrtare 16 630 tatimpagues janë asistuar sy më sy, 15 642 tatimpagues kanë marrë përgjigje nëpërmjet e-Filing; 6947 të tjerë janë asistuar me telefon dhe 2003 tatimpagues janë asistuar nga call center nëpërmjet thirrjeve hyrëse.

Administrata Tatimore bën të ditur se asistenca vijon edhe për fermerët e regjistruar, në kuadër të procesit të aplikimit për kompensimin 10% përmes autofaturës.

Për çdo paqartësi ose nevojë për mbështetje gjatë procesit të aplikimit, fermerët ftohen t’u drejtohen Drejtorive Rajonale Tatimore ku janë të regjistruar.

Sipas Tatimeve, ofrimi i asistencës përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit synon të lehtësojë procedurat për tatimpaguesit, të rrisë aksesin në shërbimet elektronike dhe të sigurojë mbarëvajtjen e proceseve tatimore.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…