Salla: Mbështetja e agropërpunimit, çelësi për rritjen e eksporteve dhe të ardhurave të fermerëve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vlerësoi një sipërmarrje të agro-përpunimit në Kavajë si një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit mes industrisë përpunuese dhe fermerëve, që ka mundësuar rritjen e eksporteve të produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vlerësoi një sipërmarrje të agro-përpunimit në Kavajë si një shembull të suksesshëm të bashkëpunimit mes industrisë përpunuese dhe fermerëve, që ka mundësuar rritjen e eksporteve të produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Salla theksoi se kjo sipërmarrje, e cila prej më shumë se dy dekadash i jep vlerë prodhimit vendas përmes agropërpunimit, ka zgjeruar kapacitetet falë investimeve në teknologji, mbështetjes nga programet e qeverisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me fermerët.

“Falë investimeve në teknologji, mbështetjes nga programet e qeverisë dhe bashkëpunimit me fermerë si Xhuljan Doda, kjo sipërmarrje ka rritur kapacitetet përpunuese dhe sot eksporton produktet shqiptare në dhjetëra tregje ndërkombëtare”, u shpreh ministri.

Fermeri Xhuljan Doda tha se kultivon domate në një sipërfaqe prej 20 hektarësh dhe këtë sezon pret të sigurojë rreth 800 ton prodhim, i cili shkon si lëndë e parë për industrinë përpunuese të salcës.

Ai vuri në dukje se bashkëpunimi gjashtëvjeçar me kompaninë përpunuese ka krijuar siguri për shitjen e prodhimit dhe ka kontribuar në zgjerimin e eksporteve.

“Prej gjashtë vitesh bashkëpunojmë me kompaninë përpunuese. Produktet si salcat, turshitë dhe reçelrat eksportohen në 37 vende të botës, sipas standardeve më të mira”, tha Doda.

Ministri nënvizoi se mbështetja e agropërpunimit mbetet një prioritet për qeverinë, duke e konsideruar atë një hallkë kyçe për rritjen e vlerës së shtuar të prodhimit bujqësor, zgjerimin e eksporteve dhe rritjen e të ardhurave të fermerëve shqiptarë.

Burimi ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…