Rama: Kompani logjistike e Ushtrisë në shërbim të bashkive, asetet ushtarake edhe në funksion të turizmit

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një kompanie logjistike të Ushtrisë Shqiptare, e cila do të vihet në shërbim të bashkive për mirëmbajtjen e infrastrukturës, ndërsa paralajmëroi edhe hapjen e aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin e turizmit.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një kompanie logjistike të Ushtrisë Shqiptare, e cila do të vihet në shërbim të bashkive për mirëmbajtjen e infrastrukturës, ndërsa paralajmëroi edhe hapjen e aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin e turizmit.

Duke folur në ceremoninë e dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri sipas standardeve të NATO-s nga kompania “Timak Defence”, Rama tha se baza e re e logjistikës do të funksionojë si një kompani e ushtrisë në mbështetje të pushtetit vendor.

“Kjo do të jetë një kompani e infrastrukturës, e cila do të bëjë mirëmbajtje dhe ndërhyrje që lidhen me kanalet ujitëse e kulluese, rrugët rurale e të tjera. Do të jetë në funksion të emergjencave, por kur nuk do të ketë emergjenca, do të jetë vazhdimisht në shërbim të bashkive”, u shpreh Kryeministri.

Rama e cilësoi një tjetër risi të rëndësishme hapjen e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj sektorit të turizmit, duke theksuar se Shqipëria do të ndjekë modelin e vendeve të NATO-s që përdorin asetet ushtarake edhe për qëllime turistike.

“Shtetet turistike të NATO-s i vënë në dispozicion asetet e tyre edhe për turizmin dhe nga kjo përfitojnë edhe forcat e armatosura. Edhe ne do ta ndjekim këtë model”, tha ai.

Kryeministri theksoi se partneritetet mes shtetit dhe sektorit privat do të zgjerohen edhe në fusha të tjera, me synimin që kapacitetet shtetërore të gjenerojnë të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit, të cilat më pas do të riinvestohen në shërbim të qytetarëve.

Në fjalën e tij, Rama e cilësoi ceremoninë si një ditë historike për industrinë ushtarake shqiptare, duke e konsideruar dorëzimin e mjeteve të para taktike “Made in Albania” si fillimin e një etape të re për prodhimin vendas.

Ai bëri të ditur se kompania “Timak Defence” ka marrë tashmë porosi nga rreth 30 vende, përfshirë shtete anëtare të NATO-s, si dhe organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore.

“Është emocionuese të shohësh se vende të NATO-s, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore i drejtohen sot Shqipërisë për mjete të prodhuara këtu, në një vend ku dikur ishte ish-fabrika e Autotraktorëve. Kjo është dëshmi e nivelit ku po ngjitet Shqipëria edhe në industrinë e mbrojtjes”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…