Hoxha: Rritje 32% e buxhetit për sportin, në vjeshtë ligji i ri për sponsorizimet

Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha tha se buxheti për sportin është rritur me 32%, ndërsa mbështetja për sportistët elitarë dhe infrastruktura sportive janë ndër prioritetet e kësaj ministrie.


Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha tha se buxheti për sportin është rritur me 32%, ndërsa mbështetja për sportistët elitarë dhe infrastruktura sportive janë ndër prioritetet e kësaj ministrie.

Hoxha e cilësoi rritjen e buxhetit si një moment historik për sportin, duke theksuar se vëmendje e veçantë i është kushtuar organizimit të aktiviteteve ndërkombëtare në Shqipëri.

“Sporti prek një fushë shumë të rëndësishme të jetës, në çdo nivel, duke filluar nga fëmijët deri te mosha e tretë. Për këtë arsye, vëmendja e qeverisë shqiptare dhe e ministrisë ka qenë rritja e buxhetit të sportit me 32%, që është një moment historik për sportin”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se “infrastruktura sportive në vend ka krijuar kushtet për zhvillimin e një numri aktivitetesh ndërkombëtare, duke përmendur Giro d’Italia-n, garat e padelit, si dhe evente evropiane në taekwondo, mundje, peshëngritje, çiklizëm, volejboll dhe basketboll”.

Hoxha theksoi se federatat sportive janë të pavarura nga Qeveria që prej vitit 2017, por vijojnë të mbështeten përmes financimeve publike.

“Në buxhetin e sportit është përfshirë edhe një fond prej 3 milionë eurosh për zhvillimin e Kampionatit Evropian U-17 të Federatës Shqiptare të Futbollit, që do të zhvillohet në vitin 2027”, tha ai.

“Një tjetër drejtim i mbështetjes është sporti në shkolla”, tha Hoxha ndërsa ekipet sportive shkollore përfshijnë rreth 11 mijë fëmijë në të gjithë vendin, me pjesëmarrje të barabartë të vajzave dhe djemve në basketboll dhe volejboll.

“Jemi duke projektuar edhe zhvillimin e disiplinave të tjera, si mundja, taekwondo-ja, gjimnastika dhe atletika, në qendrat e qyteteve, për aq sa na lejon edhe infrastruktura”, u shpreh ai.

Sa i takon infrastrukturës, zëvendësministri Hoxha bëri të ditur se në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe bashkitë po punohet për ndërtimin e katër stadiumeve të rinj, ndërsa pritet që në janar të vitit 2027 të nisin punimet për Pallatin e Sportit.

Një nga prioritetet e MTKS-së, sipas Hoxhës është edhe mbështetja e drejtpërdrejtë për sportistët elitarë. Hoxha deklaroi se, krahas rritjes së buxhetit, janë rritur edhe shpërblimet për arritjet e sportistëve në arenën ndërkombëtare.

“Kemi rritur edhe shpërblimin për sportistin elitar. Nëse një sportist në një Kampionat Evropian merrte 4 milionë lekë, tashmë merr 6 milionë lekë. Nëse ishte kampion Ballkani dhe merrte 1 milion lekë, tashmë merr 1.5 milionë lekë”, tha ai.

Hoxha shtoi se sportistët që garuan në muajin prill i kanë përfituar tashmë shpërblimet sipas niveleve të reja dhe se gjatë këtij viti janë dhënë edhe pesë grada për sportistë elitarë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Haraçin e eksperimentit të padëgjuar për Veliajn e paguajnë përditë 1 milionë banorë të Tiranës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën arrest…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Haraçin e eksperimentit të padëgjuar për Veliajn e paguajnë përditë 1 milionë banorë të Tiranës

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën arrest…