Salla: Bashkëpunimi mes fermerëve rrit konkurrueshmërinë dhe ul kostot e prodhimit

Bashkëpunimi mes fermerëve përmes modeleve të kooperimit është një nga instrumentet kryesore për rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor, uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e të ardhurave të fermerëve.


Bashkëpunimi mes fermerëve përmes modeleve të kooperimit është një nga instrumentet kryesore për rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor, uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e të ardhurave të fermerëve.

Ky ishte mesazhi i përcjellë gjatë takimit që zhvilloi me fermerët në Elbasan, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, me bashkëkryetarin e Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku dhe kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, në kuadër të nismës për organizimin e fermerëve sipas produkteve prioritare në çdo bashki.

Salla tha se, “përmes kësaj nisme mbështesim krijimin e Shoqatës së Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) “Bulmeti i Elbasanit”, një model që bashkon 22 blegtorë për të rritur fuqinë e tyre në treg, për të organizuar grumbullimin e qumështit, për të prodhuar bulmet me standarde të larta dhe për të promovuar markën “Made in Albania””.

Salla, nënvizoi se me mbështetjen e Bankës Botërore do të realizohet një investim i rëndësishëm për sektorin.

“Me mbështetjen e Bankës Botërore këtu do të ndërtohet një qendër grumbullimi dhe përpunimi të produkteve bujqësore, e cila do t’u vijë në ndihmë fermerëve në grumbullimin dhe tregtimin e prodhimit”, deklaroi Salla.

Ministri shtoi se edhe Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi i kushton një vëmendje të veçantë bashkëpunimit mes fermerëve.

“Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, disa nga masat adresojnë mbështetje të konsiderueshme për grupimet e fermerëve, duke subvencionuar në masën 100% fermerët që bashkëpunojnë”, u shpreh ai.

Kryetari i Bashkisë Elbasan Llatja e vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimi mes fermerëve, pasi siç tha ai, “këto modele ndikojnë në uljen e kostove të prodhimit dhe rrit të ardhurat e tyre përmes kooperimit”.

Nga ana e saj, Mazniku vuri në dukje se kooperimi është një model i provuar me sukses në vendet e Bashkimit Evropian.

“Kooperimi mes fermerëve është një nga modelet më të mira që ndjekin edhe vendet evropiane. Në këtë kontekst, fondet që Bashkimi Evropian adreson për bujqësinë dhe bashkëpunimi juaj përbëjnë një mundësi të mirë për tërheqjen e fondeve të BE-së”, tha Mazniku.

Gjatë takimit u theksua se nxitja e bashkëpunimit mes fermerëve, investimet në infrastrukturën e grumbullimit dhe përpunimit, si dhe mbështetja përmes skemave kombëtare dhe fondeve të Bashkimit Evropian, do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare dhe në rritjen e të ardhurave të fermerëve.

Burimi ATSH

”Il sole 24 ore”: Shqipëria pjesë e rëndësishme e arkitekturës së re strategjike të Evropës

Shqipëria po fiton një rol të rëndësishëm në hartën strategjike të Evropës, ndërsa infrastruktura që ajo ofron po shihet si…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

”Il sole 24 ore”: Shqipëria pjesë e rëndësishme e arkitekturës së re strategjike të Evropës

Shqipëria po fiton një rol të rëndësishëm në hartën strategjike të Evropës, ndërsa infrastruktura që ajo ofron po shihet si…