Banka Botërore: Shqipëria ka krijuar baza të forta për mbulimin shëndetësor universal

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot, se Banka Botërore vlerëson progresin e Shqipërisë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor me mbulim publik, duke theksuar se vendi ka krijuar baza të forta për arritjen e mbulimit shëndetësor universal.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot, se Banka Botërore vlerëson progresin e Shqipërisë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor me mbulim publik, duke theksuar se vendi ka krijuar baza të forta për arritjen e mbulimit shëndetësor universal.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë thekson se raporti i Bankës Botërore evidenton rezultatet e mira shëndetësore të arritura me kosto relativisht të ulët, si dhe përparimin në zgjerimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet shëndetësore.

Sipas ministrisë, raporti vlerëson kujdesin shëndetësor parësor falas dhe paketën kombëtare të përfitimeve, bazën ligjore dhe institucionale për mbulimin shëndetësor universal, si dhe uljen e shpenzimeve që përballojnë qytetarët nga xhepi në 27%, nën objektivin kombëtar prej 30%.

Po ashtu, raporti evidenton zgjerimin e aksesit të financuar publikisht për trajtimin e sëmundjeve kronike, rritjen e financimit për kujdesin parësor gjatë dekadës së fundit dhe rezultatet pozitive të sistemit shëndetësor në raport me nivelin e shpenzimeve.

MSHMS nënvizon se sfida e radhës nuk lidhet vetëm me rritjen e financimit, por me përdorimin më efikas të burimeve, në mënyrë që progresi i arritur të reflektohet në shërbime më cilësore dhe mbrojtje më të madhe për çdo qytetar.

Sipas ministrisë, raporti i Bankës Botërore orienton prioritetet e reformave të ardhshme drejt forcimit të mbrojtjes financiare për familjet, veçanërisht për kostot e barnave, zgjerimit të rolit të kujdesit parësor dhe parandalimit, financimit të lidhur me cilësinë dhe rezultatet, rritjes së eficiencës së rrjetit spitalor, si dhe përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies në përdorimin e fondeve publike.

“Hapi i ardhshëm është ndërtimi i një sistemi shëndetësor më pranë qytetarit, më të orientuar drejt parandalimit, më efikas në përdorimin e fondeve dhe më të fortë në mbrojtjen e familjeve nga kostot e sëmundjes”, thekson MSHMS në postim.

Burimi ATSH

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…