Integrimi në BE, miratohet vendimi për hartimin e Kodit të ri Penal

Këshilli i Ministrave vendosi sot marrrjen e masave për hartimin e legjislacionit në fushën penale, në kuadër të procesit të integrimit europian.


Këshilli i Ministrave vendosi sot marrrjen e masave për hartimin e legjislacionit në fushën penale, në kuadër të procesit të integrimit europian.

Vendimi parashikon marrjen e masave për hartimin, konsolidimin dhe finalizimin e projektit përfundimtar të Kodit Penal të ri, të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, si dhe të akteve të tjera të legjislacionit penal, që preken nga këto ndryshime, në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe reformimit të politikës penale në Republikën e Shqipërisë.

Ministri i Drejtësisë organizon e ndjek procesin e hartimit të projektakteve dhe të dokumentacionit shoqërues, ndërsa për realizimin e procesit pranë Ministrisë së Drejtësisë funksionojnë grupe pune ad hoc.

Grupet ad hoc krijohen me urdhër të ministrit të Drejtësisë në ushtrim të kompetencave të tij, për hartimin e projektit përfundimtar të Kodit Penal të ri, të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe të akteve të tjera të lidhura, në përputhje me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Grupet e punës përbëhen nga ekspertë të strukturave të hartimit të akteve në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucione të tjera të interesuara, si dhe nga ekspertë të jashtëm, të fushës akademike, vendas e të huaj, me përvojë në hartimin e projektakteve me rëndësi të veçantë.

Ato asistohen nga një sekretariat teknik, përbërja dhe funksionimi i të cilit përcaktohen me urdhër të ministrit të Drejtësisë, me punonjës të Ministrisë së Drejtësisë ose ekspertë të jashtëm, ose punonjës nga strukturat përgjegjëse për kodifikimin.

Sipas vendimit ekspertët e jashtëm në grupet e punës dhe anëtarët e sekretariatit teknik shpërblehen në përputhje me legjislacionin në fuqi. Vlera totale për secilin ekspert të jashtëm është jo më shumë se 3 milionë lekë për një akt, vlerë e cila përballohet nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2026.

Numri i ekspertëve të jashtëm dhe masa konkrete e shpërblimit përcaktohet nga ministri i Drejtësisë, bazuar në kontributin real, të dokumentuar, sipas sugjerimit të drejtuesve të grupit të punës ose në dokumentin e dorëzimit të produktit për secilin akt.

Projektaktet dhe dokumentet shoqëruese të hartuara në kuadër të këtij vendimi paraqiten për shqyrtim e miratim në Këshillin e Ministrave nga ministri i Drejtësisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.