Goxhobelli: Me Paketën e Maleve, poseduesit formalizojnë pronën dhe përfitojnë incentiva fiskale

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, deklaroi sot nga Thethi se Paketa e Maleve ka dy komponentë të rëndësishëm: formalizimin e pronësisë dhe incentivat fiskale.


Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, deklaroi sot nga Thethi se Paketa e Maleve ka dy komponentë të rëndësishëm: formalizimin e pronësisë dhe incentivat fiskale.

E pranishme në një takim të Kryeministrit Edi Rama me banorët e Thethit, Goxhobelli shpjegoi se një prej incentivave bazë të Paketës së Maleve është formalizimi i së drejtës së pronësisë.

“Atë që ju e keni, por nuk e gëzoni dot ligjërisht, dhe përmes kësaj paketa do të mund ta formalizoni, duke përfituar njëkohësisht edhe incentiva të tjera fiskale. I gjithë procesi nis me një shprehje interesi. Më pas vijon me verifikimin në terren nga bashkia dhe me miratimin nga këshilli bashkiak, i cili miraton listën e poseduesve, pra të pronarëve posedues.

Hapat janë kryesisht administrativë. Fillimisht bëhet një shënim në kartelën e pronësisë, më pas krijohet mundësia për të aplikuar për lejen e zhvillimit. Leja e zhvillimit ju jep mundësinë që, me ministrin përgjegjës për ekonominë, të lidhet kontrata e shitjes me 1 euro. Pas kësaj, prona bëhet e juaja dhe vijojnë procedurat për lejen e ndërtimit dhe hapat e tjerë”, tha Goxhobelli.

Sipas saj, i gjithë procesi koordinohet mes bashkisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të verifikuar statusin ligjor të zonave të përcaktuara si zona të zhvillimit të ekonomisë malore.

“Ky është një informacion i detajuar që lidhet me pronësinë, por jo vetëm. Ai përfshin edhe rastet kur hasen problematika të referuara nga bashkia, siç janë çështjet që lidhen me hartat, regjistrimet e kryera më herët apo mungesa e informacionit”, u shpreh ajo.

Goxhobelli theksoi se Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka një bashkëpunim shumë të mirë me bashkinë për të plotësuar të gjithë informacionin e nevojshëm mbi këto zona.

“Qëllimi është që asnjë nga këto çështje të mos bëhet pengesë për qytetarët në të gjitha hapat që do të vijojnë, deri në nisjen e ndërtimit”, theksoi ajo.

Ajo theksoi se një tjetër proces i rëndësishëm që lidhet me Paketën e Maleve është regjistrimi fillestar i pasurive.

“Një proces i rëndësishëm që lidhet me Paketën e Maleve është regjistrimi fillestar. ASHK-ja, në muajin qershor, arriti të përmbyllë regjistrimin fillestar në 160 zona kadastrale, që përfshijnë të gjitha zonat rurale nga Elbasani deri në Vermosh. Ky është një parakusht i rëndësishëm për zbatimin e Paketës së Maleve, por edhe për të gjitha proceset e tjera që lidhen me pajisjen me tituj pronësie”, përfundoi Goxhobelli.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.