Balla: Po përgatisim ligj të ri për investimet strategjike, jemi të hapur për dialog

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend se mazhoranca është e gatshme të dialogojë me të gjithë ata që kanë shqetësime për qeverisjen


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot në Kuvend se mazhoranca është e gatshme të dialogojë me të gjithë ata që kanë shqetësime për qeverisjen, duke theksuar se parandalimi i abuzimeve me detyrën dhe mbajtja përgjegjëse e zyrtarëve mbeten pjesë e angazhimit të saj.

“Jemi të gatshëm në çdo moment të dialogojmë me ata që kanë shqetësime, me të gjitha ankesat dhe zemëratën e tyre lidhur me mënyrën se si duhet ta bëjmë detyrën më mirë, si duhet të parandalojmë çdo formë abuzimi me detyrën dhe ndaj çdo zyrtari që abuzon me mandatin përfaqësues. Ky është dallimi ynë i madh”, u shpreh Balla.

Gjatë fjalës së tij, Balla u ndal edhe te ligji për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, duke bërë të ditur se mazhoranca po punon për hartimin e një ligji të ri në këtë fushë.

“Duhet ta keni të qartë. Ne jemi duke punuar për një ligj të ri për investimet strategjike. Se kur e vendosim dhe se kur votojmë, është një çështje që e cakton vota”, deklaroi ai.

Në përfundim, Balla theksoi se agjenda parlamentare përcaktohet nga shumica e dalë nga vota e qytetarëve, ndërsa duke iu drejtuar opozitës tha se “vendimmarrja i takon asaj vetëm nëse arrin të sigurojë shumicën parlamentare”.

“Kur të keni 71 deputetë këtu në sallë, do të vendosni ju. Deri atëherë është rrugë e gjatë”, përfundoi Balla.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…