“Seven Seas Splendor” me 650 turistë mbërrin për herë të parë në Portin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mbërritja e turistëve në port.


Anija turistike “Seven Seas Splendor”, pjesë e kompanisë Regent Seven Seas Cruises, ka mbërritur për herë të parë në Portin e Durrësit, me rreth 650 pasagjerë në bord.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mbërritja e turistëve në port.

“Anija turistike e kompanisë Regent Seven Seas Cruises mbërriti me rreth 650 turistë. Përfaqësuesit e kompanisë vlerësuan kushtet dhe facilitetet e ofruara në port, ndërsa vizita u shënua me ceremoninë tradicionale “Maiden Call””, shkruan Rama.

Kompania Regent Seven Seas e ka përfshirë prej vitesh Durrësin në itineraret e saj turistike, ndërsa këtë sezon risia lidhet me imbarkimin nga Porti i Durrësit të 80 pasagjerëve nga vende të ndryshme.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë vlerësuar kushtet dhe facilitetet e ofruara në port për pritjen dhe përpunimin e pasagjerëve.
Me rastin e vizitës së parë të anijes në Durrës, në bord u zhvillua ceremonia tradicionale “Maiden Call”, ku morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, dhe Kapiteni i Portit, Taulant Allka.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë disa nga atraksionet historike dhe arkeologjike më të rëndësishme të vendit, përfshirë qytetin antik të Durrësit, Kalanë e Krujës dhe qendrën muzeale të Beratit, të mbrojtura nga UNESCO.

Numri i shtuar i mbërritjeve të kroçierave në Durrës tregon një trend pozitiv të zhvillimit të turizmit detar dhe rritjes së të ardhurave nga sektori turistik në vend.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Hapet rruga për bashkëprodhime evropiane në seriale televizive

Industria audiovizuale shqiptare po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun ndërkombëtar.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Hapet rruga për bashkëprodhime evropiane në seriale televizive

Industria audiovizuale shqiptare po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun ndërkombëtar.