Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Tij, Atit Emir, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.


Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Tij, Atit Emir, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama e cilësoi Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani një burrë shteti vizionar dhe një udhëheqës historik.

“Me pikëllim mësova për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Tij, Atit Emir, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani. Një burrë shteti vizionar dhe një udhëheqës historik, ai ia kushtoi jetën përparimit të Katarit dhe hodhi themelet e një prej transformimeve kombëtare më të jashtëzakonshme të kohës sonë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se falë vizionit dhe frymëzimit të tij, të çuar përpara nga udhëheqja e shkëlqyer e djalit dhe pasardhësit të tij, Katari është shndërruar në një burim frymëzimi, përtej rajonit të tij.

“Një komb i aftë të përqafojë transformime të jashtëzakonshme, duke ruajtur njëherazi një krenari të admirueshme për identitetin, trashëgiminë dhe karakterin e tij të pasur kulturor”, u shpreh ai.

Rama theksoi se Shqipëria dhe Katari ndajnë një lidhje miqësie, respekti të ndërsjellë dhe bashkëpunimi në rritje, të cilën e vlerësojmë thellësisht.

Kryeministri nënvizoi se “ne e kemi parë gjithmonë me admirim të madh transformimin e Katarit dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj kulturës, arsimit, dialogut dhe ruajtjes së trashëgimisë”.

“Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet e mia më të thella Lartmadhërisë së Tij, Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani; mbarë familjes Al Thani; mikut dhe vëllait tim të dashur, Shkëlqesisë së Tij Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme; si edhe popullit vëlla të Shtetit të Katarit. U prehtë në paqe të përjetshme shpirti i Lartmadhërisë së Tij, Atit Emir, dhe vizioni dhe trashëgimia e tij vazhdofshin të frymëzojnë Katarin dhe brezat që do të vijnë”, u shpreh Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.

Global 360

Haxhiu: “Marshi për liri” nderoi sakrificën e UÇK-së dhe Republikën e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri”, i cili u mbajt…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik të komuniteteve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim informues në qarkun e Vlorës për Reformën Territoriale.