“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

Shqipëria është renditur si destinacioni më i përballueshëm për turistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një analize të publikuar nga “Forbes”.


Shqipëria është renditur si destinacioni më i përballueshëm për turistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një analize të publikuar nga “Forbes”.

Studimi analizoi 114,680 kërkime për oferta të sigurimit të udhëtimit, të kryera gjatë periudhës 1 prill 2025 – 31 mars 2026, dhe vlerësoi destinacionet më të njohura, bazuar në koston mesatare ditore të udhëtimit.

Në renditje, Shqipëria zë vendin e parë, duke lënë pas Filipinet, Indinë, Vietnamin dhe Tajlandën.

Për të siguruar një bazë të besueshme të dhënash, analiza përfshiu vetëm destinacionet që regjistruan të paktën 500 kërkime për sigurim udhëtimi, gjatë periudhës së studimit.

Më pas u analizuan kostoja mesatare e udhëtimit dhe kohëzgjatja mesatare e tij, për të llogaritur shpenzimin mesatar ditor, për çdo destinacion.

Sipas “Forbes Advisor”, Shqipëria ofron një kombinim të favorshëm mes kostos dhe përvojës turistike, duke u shndërruar në zgjedhjen më ekonomike për vizitorët amerikanë.

Me rivierën e saj përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, qytetet historike, Alpet Shqiptare dhe mikpritjen tradicionale, vendi po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin, si një nga destinacionet me raportin më të mirë cilësi-çmim për turistët ndërkombëtarë.

Artikulli i “Forbes Advisor” thekson gjithashtu se, pavarësisht kostos së ulët të pushimeve, turistët nuk duhet të neglizhojnë sigurimin e udhëtimit, pasi shpenzimet mjekësore ose situatat e papritura jashtë vendit, mund të jenë shumë të kushtueshme edhe në destinacionet më ekonomike.

Lexo më shumë nga

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi parësor, do të reformojmë më tej Shërbimin e Jashtëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri sot të ditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për muajt e…