AKSHI, takim me delegacionin e nivelit të lartë nga rajoni i Kurdistanit në Irak

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni pritën në një takim delegacionin e nivelit të lartë nga Rajoni i Kurdistanit në Irak, të kryesuar nga zëvendëskryeministri, Qubad Talabani.


Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni pritën në një takim delegacionin e nivelit të lartë nga Rajoni i Kurdistanit në Irak, të kryesuar nga zëvendëskryeministri, Qubad Talabani.

Talabani shoqërohej në këtë takim nga ministri i Planifikimit, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, kryetarja e Bordit të Turizmit, këshilltari për reformën dhe modernizimin pranë zëvendëskryeministrit të rajonit të Kurdistanit si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile.

AKSHI informon se takimi u fokusua në shkëmbimin e përvojave mbi transformimin digjital të administratës publike, zhvillimin e shërbimeve elektronike, sigurinë kibernetike dhe përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në qeverisje.

Drejtori i përgjithshëm i AKSHI-t, Igli Tafa, bashkë me drejtuesit e departamenteve të institucionit si dhe me administratorin e ADS, Saimiri Kapllani, prezantuan modelin shqiptar të transformimit digjital, të bazuar në rikonceptimin e proceseve, ndërveprimin e sistemeve shtetërore dhe përdorimin e teknologjive të avancuara për rritjen e efikasitetit institucional dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve.

“Diskutimet u përqendruan në zhvillimet më të fundit të platformës e-Albania 2.0, qeverisjen e të dhënave, sigurinë kibernetike dhe integrimin e IA në administratën publike. Gjithashtu, u prezantuan zgjidhjet e zhvilluara nga AKSHI për përdorimin e AI në harmonizimin e legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së, si dhe vizioni për zhvillimin e ekosistemit GovAI dhe zgjerimin e përdorimit të IA në procese të tjera strategjike të qeverisjes”, thuhet në njoftim.

Talabani vlerësoi progresin e Shqipërisë në transformimin digjital dhe shprehu interes të veçantë për modelin tonë të qeverisjes digjitale, veçanërisht në drejtim të koordinimit ndërinstitucional, mbrojtjes kibernetike dhe aplikimit të IA në administratën publike. Ai theksoi se përvoja shqiptare përbën një model me interes për reformat që Rajoni i Kurdistanit po ndërmerr në modernizimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve publike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takon komunitetin shqiptar në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim me komunitetin shqiptar ku vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare…