Rama: Investimi në Zvërnec sjell 10 mijë vende pune të mirëpaguara

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimet e huaja sjellin vende pune të mirëpaguara për shqiptarët, ndërsa shtoi se vetëm investimi në Zvërnec do të sjellë 10 mijë vende pune.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimet e huaja sjellin vende pune të mirëpaguara për shqiptarët, ndërsa shtoi se vetëm investimi në Zvërnec do të sjellë 10 mijë vende pune.

Rama ishte sot në Pashaliman, Vlorë, ku u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes kompanisë italiane “Fincantieri’, kompanisë shqiptare “Kayo” dhe shkollës industriale “Pavarësia”, për zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësi punësimi në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Rama vlerësoi se këto investime të mëdha që vijnë kanë ndër të tjera edhe këtë komponent shumë të rëndësishëm, punësimin.

“Të gjithë atyre që flasin në hava për investitorët e huaj, për investimet e huaja, për partneritet me të huajt që ju merrkan punën shqiptarëve, dua t’ju them që jo, e vërteta është e kundërt. Në radhë të parë këto investime vijnë për shqiptarët, vijnë për ata të cilët duan punë, duan të jetojnë me punë, janë të gatshëm të sakrifikojnë në punë dhe përmes punës të rriten dhe të ngjisin shkallët e një karriere profesionale, që sa më lart ngjitesh aq më mirë të paguan”, shtoi Rama.

Kjo sipas tij, “është e vërtetë për këtë investim, por është e vërtetë për çdo investim tjetër”.

“Kjo është e vërtetë dhe për të gjitha investimet në turizëm. Investimi për të cilin bëhet një diskutim marramendës dhe absurd sjell, jo 500 si këtu, por 10.000 mundësi të reja vendesh pune dhe natyrisht sjell 10.000 mundësi të reja vendesh pune për në radhë të parë djemtë dhe vajzat e kësaj zone dhe atyre nga gjithë Shqipëria që do të duan të bëhen pjesë”, shtoi Rama.

Investimi në Zvërnec, sipas tij, “nuk sjell vende pune të keqpaguara apo vende pune për të shfrytëzuar koston e ulët të krahut të punës, por sjell vende pune për njerëz të kualifikuar”.

“E njëjta gjë vlen për investimet në turizëm, kur ato i përkasin gamës së lartë të konsumatorit. Dhe nëse sot industria turistike në Shqipëri apo çdo industri tjetër ndjehet e detyruar të kthejë sytë e të kërkojë përtej kufijve të Europës edhe në kontinente të tjera, forca pune, kjo nuk vjen absolutisht sepse duan të paguajnë keq. Kjo vjen sepse pagat, njësoj si në Greqi, shumëkujt këtu në Shqipëri i duken jo dinjitoze”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se ky është një problem i të gjitha vendeve rreth e rrotull të Mesdheut.

“Ky është një problem që e kanë fqinjët tanë në jug. Ky është një problem që e kanë të tjerët më në veri, në perëndim, por ne do të vazhdojmë të bëjmë çmos që investimet të shtohen, sepse duam ta rrisim ekonominë tonë”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se e kemi nisur me një ekonomi që figuronte në të gjithë totalitetin e vet nën 10 miliardë euro dhe sot jemi mbi 27 miliardë, por duam të shkojmë 35 miliardë.

“Dhe 35 miliardë nuk shkohet në mënyra të tjera, përveçse përmes rritjes së investimeve. Dhe të gjitha vendet dhe të gjitha shtetet një nga garat kryesore që kanë me njëri-tjetrin është gara e tërheqjes së investime të huaja. Kush tërheq më shumë investime të huaja? Të gjithë. Qofshin demokraci, qofshin vend mbretëri, janë të tëra vende që luftojnë për tërhequr investimet tuaja”, theksoi ai.

Ideja që investimet e huaja i bien ndesh atdheut, sipas Kryeministrit Rama, “është ideja më e marrë që mund të promovohet dhe të cilës i duhet qëndruar vendosmërisht me kurriz”.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Akti normativ i qershorit, pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për Aktin Normativ të miratuar në qeveri për bonusin e verës për pensionistët, duke e…