Pr/ligji për taksën e pasurisë së paluajtshme në konsultim publik, Malaj: Ruan normë të ulët taksimi

Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri për taksën mbi pasurinë e paluajtshme.


Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri për taksën mbi pasurinë e paluajtshme.

Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh se kjo reformë mbron familjet shqiptare, ruan një nga normat më të ulëta të taksimit në rajon dhe nuk sjell rritje të barrës për shumicën dërrmuese të qytetarëve.

Sipas ministrit, nisma pritet të sjellë më shumë zhvillim për komunitetet si dhe të rrisë investimet për qytetarët, duke garantuar një sistem më të drejtë për të gjithë.

“Me këtë reformë, forcojmë parimin e drejtësisë fiskale, ata që zotërojnë më shumë prona do të japin një kontribut më të madh për zhvillimin e vendit, ndërsa banesa e parë dhe kategoritë në nevojë vijojnë të mbrohen”, theksoi Malaj.

Në të njëjtën kohë, Malaj theksoi se fuqizohen bashkitë me më shumë të ardhura për të investuar në rrugë, shkolla, hapësira publike dhe shërbime më cilësore.

“Një pushtet vendor më i fortë do të thotë më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie për çdo komunitet. Për një Shqipëri më të fortë, me më shumë mundësi për qytetarët dhe më shumë zhvillim për çdo bashki”, theksoi ai.

Konkretisht, projektligji i ri për taksën mbi pasuritë e paluajtshme garanton zbritje me 50% të taksimit për banesën e parë, ndërkohë që individët që zotërojnë 2 ose më shumë banesa përfitojnë ulje të taksës vetëm për 1 banesë.

Sipas kategorive përkatëse, ndërtesa për banim do të taksohen në masën 0,1% – 0,2%; ndërtesat për veprimtari ekonomike në masën 0,15% – 0,25%; toka bujqësore në masën 0,05% – 0,15%; tokat pyjore me 0,05% – 0,15%; tokë truall me 0,075% – 0,175% dhe tokë për përdorime të tjera në masën 0,075% – 0,175%.

Po ashtu, projektligji parashikon që ndërtesat e papërfunduara tatohen me 30% të shkallës së taksës së kategorisë përkatëse.

Ministri pasqyroi edhe nivelin e taksës së pronës në rajon, ndërsa theksoi se për banesat me vlerë deri në 16,8 milionë lekë taksa mbetet e pandryshuar në projektligjin e ri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri