“Territorialja”, kryetarët e bashkive Gramsh dhe Kolonjë: Decentralizimi të shoqërohet me buxhetim

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot dëgjesa me kryetarë të disa bashkive në vend, ku në fokus të diskutimeve ishte funksionimi i pushtetit vendor pas reformës territoriale të vitit 2014, sfidat e autonomisë financiare dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.


Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot dëgjesa me kryetarë të disa bashkive në vend, ku në fokus të diskutimeve ishte funksionimi i pushtetit vendor pas reformës territoriale të vitit 2014, sfidat e autonomisë financiare dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.

Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku bëri të ditur se në fokus të diskutimeve me drejtuesit vendorë janë çështjet që lidhen me kompetencat, financat dhe funksionimin e qeverisjes vendore.

Kryetari i bashkisë Gramsh, Besion Ajazi vlerësoi fillimisht se reforma e vitit 2014 ka krijuar mundësi më të shumta në planifikimin e zhvillimit të territorit, në investime dhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore.

Sipas tij, kapacitetet financiare të ish-komunave kanë qenë të pakta për të përmbushur detyrimet ndaj banorëve të zonave të tyre.

“Nuk mund të bënte dot një komunë, një ujësjellës në vlerë të konsiderueshme, apo rrugë dhe kanale vaditëse. Nuk kanë pasur mundësi financiare për t’i realizuar detyrimet. Prandaj dhe mendoj që reforma e 2014-ës nga copëzimi i njësive vendore, në bashkimin në një njësi të madhe, ka sjellë të mira në planifikimin e zhvillimit të territorit, rritjen e investimeve dhe shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve”, tha Ajazi.

Duke sjellë në vëmendje edhe problematikat që duhen përmirësuar, Ajazi u shpreh se reforma e re territoriale do të sjellë kompetenca më të mëdha për pushtetin vendor që duhet të shoqërohen me buxhetim dhe financime.

“Ne do të donim që njësitë e qeverisë vendore të përfitonin së paku një përqindje nga taksat që merren për shfrytëzimin e burimeve natyrore në zonat tona. Kjo, për t’ia kthyer mbrapsht qytetarëve në shërbime, por edhe në investime”, tha Ajazi.

Ajazi theksoi se bashkia i është përgjigjur edhe problematikave në ujësjellës, në OSHEE, në shëndetësi apo në sektorë të tjerë që nuk janë aktualisht drejtpërdrejt pjesë e detyrimeve të njësisë së qeverisjes vendore.

Ndërsa kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai theksoi se bashkia që drejton është shumë e vogël dhe një nga më të prekurat nga lëvizjet migratore në Shqipëri.

Duke folur për reformën e vitit 2014, Isai theksoi se shumë decentralizime kompetencash ndodhën të shoqëruara me buxhet shumë të ulët, ose thuajse zero.

Ndaj sipas tij, decentralizimi i plotë dhe rrënjësor duhet shoqëruar me një buxhet të arsyeshëm dhe të nevojshëm që shërbimi të shkojë ashtu siç duhet tek qytetari në zonën më të largët.

“Duhet decentralizim i plotë i njësive të kujdesit shëndetësor, të kalojnë 100% kompetencë e bashkisë. Sot që flasim kryetari i bashkisë, edhe nëse e di nga dëgjesat apo nga kryeplaku që infermieri nuk shkon fare në punë sot, nuk mund të bëjë dot asgjë sepse varet nga drejtori rajonal në Elbasan. Dhe nuk ka asnjë logjikë njerëzore që ne të mendojmë që drejtori i Elbasanit, infermierin në fshatin Luaras e kontrollon më mirë se kryetari i bashkisë Kolonjë. Zyrat arsimore duhet të jenë të gjitha në varësi të bashkive dhe zyra rajonale arsimore duhet të jetë në varësi të ministrisë. Ministria duhet të zhvillojë kurrikulën mësimore apo protokollin mjekësor në rastin e shëndetësisë, por komplet menaxhimin institucional duhet t’i kalojë bashkive”, kërkoi Isai.

Madje, sipas tij, “edhe spitalet bashkiake duhet të jenë në varësi të bashkive, ndërkohë që protokollin mjekësor patjetër që e ka ministria”.

“Këto çështje duhen zgjidhur për të qenë më eficiente, për të qenë më të shpejtë dhe t’ia bëjë çdo qytetari të ndjeshme dorën e pushtetit lokal”, tha Isai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…