Rama: “Shqipëria e re”, njëlloj si siluetat e flamingove, mezi pres që të na sjellin draftin

Kryeministri Edi Rama, në takimin e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, komentoi edhe thirrjen e bërë gjatë protestës për një marrëveshje për një “Shqipëri të re”.


Kryeministri Edi Rama, në takimin e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, komentoi edhe thirrjen e bërë gjatë protestës për një marrëveshje për një “Shqipëri të re”.

“Kam parë që ka edhe ka edhe shpirtrat të humbur këtu në familjen tonë politike që duan një ‘Shqipëri të re’. Mezi pres që të na sjellin draftin e ‘Shqipërisë re’, të shkruar dhe patjetër jemi gati të bëjmë një marrëveshje të re për një ‘Shqipëri të re’”, tha Rama.

Por, kryeministri u shpreh se ka frikë se drafti nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është njësoj si të gjitha siluetat e flamingove.

Duke iu drejtuar grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se “nuk jemi këtu për të qenë të pëlqyer, por për të qenë të dobishëm”.

“Do të kritikohemi, do të sulmohemi, por ne e kemi detyrimin mos të zgjedhim rrugën më të lehtë, rrugën e zgjidhjeve të përkohshme që na lehtësojnë nga një presion. Të mos zgjedhim kurrë të jemi popullorë në një moment kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Sepse unë të paktën ka shumë kohë që nuk ndihem i zgjedhur për të qenë i pëlqyer. Më ka ikur ajo dëshira për të qenë i pëlqyer”, shtoi Rama.

Shqipëria, vijoi kryeministri, “është e gjitha sot në duart tona, jo në këmbët e atyre që bëjnë xhiro”.

“Nuk është një hashtag Shqipëria. Shqipëria nuk është një flamingo që merret zvarrë për t’u dukur bukur. Shqipëria është një vend që sot është në një luftë të madhe me vetveten dhe Bashkimi Europian është Itaka jonë. Le të këndojnë sirenat dhe atë punë kanë. Ne kemi një punë tjetër, unë bashkë me ju. Ne kemi detyrë ta çojmë Shqipërinë tek ai breg me çdo kusht. Dhe mos u çudisni fare që në këtë rrugë do të kemi shumë të tjerë që do të na dalin anash mbrapa përballë dhe kjo nuk është puna agjenturash në kuptimin klasik”, shtoi ai.

Rama kërkoi që në këtë situatë askush mos të intimidohet apo të kompleksohet.

“Jemi në një kohë kur falë algoritmit dhe botës pa kufij vijnë mercenarët dixhitalë edhe nga vende që ti nuk i mendon që ishte shënjestër e tyre për arsye nga më të ndryshmet. Të sponsorizuar nga shteti, janë të identifikuar ata që vijnë nga Irani, të tjerët kanë lloj-lloj sponsorësh. Por ne nuk kemi punë me asnjë prej tyre në kuptimin që të intimidohemi apo që të kompleksohemi. Kështu që kjo është rruga më e vështirë dhe pse është rruga më e vështirë është rruga ime dhe e PS-së”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…