Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu përgjigjur rritjes së pritshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në dekadën e ardhshme.


Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu përgjigjur rritjes së pritshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në dekadën e ardhshme.

Në ceremoninë e inaugurimit të linjës së parë Tiranë-Toronto TIA, Rama theksoi se ekziston një projeksion i qartë profesional mbi zhvillimin e sektorit dhe nevojën për rritjen e kapaciteteve aeroportuale në vend.

“Ka një projeksion profesional dhe shumë të qartë për sfidën që kemi përpara, që është numri i pasagjerëve që potencialisht do të hyjnë në Shqipëri në një dekadë më tutje dhe numri i fluturimeve që do t’i përgjigjen këtij fluksi. Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil”, tha Rama.

Duke u ndalur tek Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Kryeministri sqaroi se vonesat e krijuara nuk lidhen me institucionet shtetërore apo me faktorë të jashtëm, por me çështje të brendshme të kompanisë përgjegjëse për projektin.

Kreu i Qeverisë bëri të ditur se ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe se objektivi për hapjen e aeroportit mbetet i pandryshuar.

“Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve të brendshme të kompanisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama informoi se Qeveria ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e garës për aeroportin e Gjirokastrës, i cili do të ketë profil kryesisht turistik dhe sezonal.

Po ashtu, Rama nënvizoi se nuk ka arsye për të hequr dorë nga zhvillimi i mëtejshëm i aeroportit të Kukësit, duke theksuar se marrëveshjet me kompanitë ajrore varen nga interesat tregtare të operatorëve dhe vetë aeroportit.

Duke bërë një bilanc të zhvillimit të aviacionit civil në vend, Rama tha se kur Qeveria mori detyrën vetëm 6,5% e shqiptarëve kishin akses në transportin ajror, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në afërsisht 40%.

Sipas Ramës, kjo rritje është rezultat i zgjerimit të konkurrencës në tregun e aviacionit pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm, i cili i mbante të larta kostot e fluturimeve, si dhe i rritjes së të ardhurave të qytetarëve shqiptarë.

Rama theksoi se zhvillimi i sektorit ka bërë që udhëtimi me avion të jetë më i aksesueshëm për qytetarët dhe ka kontribuar në rritjen e ndërlidhjes së Shqipërisë me botën.

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…