Avokati i Popullit në Kuvend: Miratoni minimumin jetik, askush s’mund të jetojë pa 220 euro në muaj

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, raportoi sot përpara Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për gjendjen e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2025.


Avokati i Popullit, Endrit Shabani, raportoi sot përpara Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për gjendjen e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2025.

Në raportim ai evidentoi fushat me volumin më të lartë të ankesave nga qytetarët dhe shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit i kërkoi Kuvendit të miratojë sa më parë me ligj minimumin jetik, pragun nën të cilin asnjë qytetar nuk mund të jetojë me dinjitet, duke nënvizuar se Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon që nuk e ka miratuar me ligj këtë prag.

“Shtatë vjet më parë institucioni ynë ishte institucioni i parë publik që llogariti pragun e minimumit jetik në Shqipëri. Që nga ajo kohë, me indeksimin e inflacionit, sot kufiri i varfërisë është 22 000 lekë në muaj për frymë. Përballë këtyre shifrave, realiteti i mbrojtjes sociale flet vetë. Ne ende kemi pensione nën 10’000 lekë në muaj apo ndihmë ekonomike nën 9 000 lekë në muaj, çka është më pak se gjysma e këtij minimumi jetik”, tha Shabani.

Shabani theksoi se “rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve i përshëndesim, por mbeten masa të pjesshme për sa kohë nuk kemi një prag ligjor minimumi jetik. Këtu nuk po flasim për një zë në buxhet, por për një standard minimal që shteti u detyrohet qytetarëve të vet”.

“Pa një minimum jetik të miratuar me ligj, çdo pension dhe çdo ndihmë ekonomike do të vazhdojë të përcaktohet pa një pikë reference për dinjitetin njerëzor, duke i çuar qytetarët në varfëri ekstreme. Kjo situatë duhet të ndryshojë me ligj”, tha Shabani.

Në raportimin për vitin 2025, Avokati i Popullit evidentoi se ngarkesa kryesore mbetet te e drejta e pronës dhe administrata publike.

“Numri më i lartë i ankesave lidhet me të drejtën e pronës, që mbetet një nga plagët më të mëdha sociale dhe një nga testet më të vështira të një shteti demokratik. Nga njëra anë janë vonesat ekstreme të proceseve gjyqësore. Mjafton të përmend se Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm gjatë vitit 2025 shqyrtonte ende çështje të vitit 2018. Nga ana tjetër është sjellja e administratës publike, kryesisht Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe inspektoratet e mbrojtjes së territorit, ku problematikat prekin regjistrimin, legalizimin dhe kompensimin e pronës. Ka ende qytetarë që presin të kompensohen për përmbytjet e vitit 2011”. u shpreh Avokati i Popullit.

Në përfundim të raportimit, Endrit Shabani i kërkoi Kuvendit shqyrtimin e projektligjit të ri organik për Avokatin e Popullit, duke kërkuar zgjerimin e mandatit të veprimit edhe në sektorin privat.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…