Salla ndan historinë e fermerit nga Kukësi: Mbështetja me subvencione po nxit investimet në bujqësi dhe blegtori

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë në rrjete sociale historinë e fermerit Krenar Lashi nga Kukësi, i cili ka diversifikuar aktivitetin e fermës së tij duke kombinuar pemëtarinë me blegtorinë.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë në rrjete sociale historinë e fermerit Krenar Lashi nga Kukësi, i cili ka diversifikuar aktivitetin e fermës së tij duke kombinuar pemëtarinë me blegtorinë.

Salla theksoi se Krenari është një nga fermerët që po investojnë dhe po rrisin prodhimin falë mbështetjes së politikave bujqësore dhe Skemës Kombëtare të Mbështetjes.

Në 20 dynymë tokë, fermeri kultivon 5 dynymë me qershi, 5 dynymë me mollë, 5 dynymë me rrush dhe 5 dynymë me kumbulla, duke siguruar një prodhim të larmishëm frutor.

Prej vitit 2025, ai ka zgjeruar aktivitetin edhe në sektorin e blegtorisë, ku mbarështon 25 krerë lopë dhe 20 viça. Qumështi i prodhuar në fermë dërgohet për përpunim në baxhot e zonës.

Krenar Lashi është përfitues i Skemës Kombëtare të Mbështetjes dhe ka aplikuar sërish këtë vit për subvencione pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

“Kam aplikuar në skemën e mbështetjes së AZHBR-së dhe kam përfituar subvencione, të cilat më kanë ndihmuar të ul kostot dhe të rris prodhimin”, shprehet fermeri.

Ministri Salla vlerësoi se raste të tilla dëshmojnë efektet konkrete të mbështetjes për fermerët, duke nxitur investimet, zgjerimin e aktivitetit dhe rritjen e prodhimit vendas.

Ai e cilësoi Krenar Lashin si një shembull të fermerëve që krijojnë vlerë në të gjithë zinxhirin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, duke kontribuar në forcimin e produkteve shqiptare në treg.

Burimi ATSH

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…