Hoxha: Shqipëria dhe Spanja, partnere të ngushta dhe aleate në NATO

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në konferencën kushtuar 40-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, organizuar në Tiranë nga Instituti Shqiptar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në konferencën kushtuar 40-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, organizuar në Tiranë nga Instituti Shqiptar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Ministri Hoxha theksoi se “gjatë katër dekadave të fundit, vendet tona e kanë ndërtuar këtë rrugë së bashku, hap pas hapi, përmes miqësisë, respektit të ndërsjellë dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta evropiane”.

“Kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën, në vitin 1986, Shqipëria ishte ende e izoluar pas Perdes së Hekurt, ndërsa Spanja po konsolidonte tranzicionin e saj të jashtëzakonshëm demokratik dhe të ardhmen evropiane. Pak kush mund ta kishte imagjinuar atëherë se sa thellësisht do të ndryshonin kontinenti ynë dhe dy vendet tona. Sot, Shqipëria dhe Spanja janë partnere të ngushta, aleate në NATO, të bashkuara nga një dialog politik i shkëlqyer, lidhje ekonomike, tregtare dhe investime në rritje, marrëdhënie të gjalla mes njerëzve dhe një vizion i përbashkët për një Evropë paqësore, të begatë dhe të bashkuar”, deklaroi Hoxha.

Ministri theksoi në fjalën e tij, partneritetin dhe mbështetjen konkrete që Spanja po i jep Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa vendi ynë ka hyrë në fazën më dinamike të integrimit evropian – tha Hoxha – ne e dimë se mund të vazhdojmë të mbështetemi te miqësia, përvoja dhe partneriteti me Spanjën.

“Sot, si kurrë më parë, objektivi ynë strategjik për anëtarësim në Bashkimin Europian duket më në fund në horizont. Ne e shohim këtë rrugëtim jo vetëm si një sukses kombëtar, por edhe si dëshmi të fuqisë transformuese të vizionit europian. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi transformues, Spanja ka qenë një mike e sinqertë dhe një partnere e çmuar e Shqipërisë. Ajo ka mbështetur reformat, modernizimin e institucioneve dhe ka qëndruar pranë vendit tonë në momentet kyçe të konsolidimit demokratik dhe të afrimit me Bashkimin Europian. Gjatë vizitës time në Spanjë në muajin mars, vizita ime e parë në një vend anëtar të BE-së, me homologun tim, José Manuel Albares Bueno, ramë dakord të punojmë për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e jashtëzakonshëm që ende mbetet për t’u shfrytëzuar në marrëdhëniet tona”, përfundoi ministri i Jashtëm.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Brenda korrikut përmbyllen 9 ligje për harmonizimin e shoqërive tregtare me BE-në

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se Këshilli i Ministrave miratoi tre projektligje të rëndësishme në kuadër…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Brenda korrikut përmbyllen 9 ligje për harmonizimin e shoqërive tregtare me BE-në

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se Këshilli i Ministrave miratoi tre projektligje të rëndësishme në kuadër…