Rama: Europa duhet të ketë guximin për t’u ribashkuar, Shqipëria gati të mbajë pjesën e përgjegjësisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin se “Europa sot ka nevojë për guxim. Guximin e Kohlit”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin se “Europa sot ka nevojë për guxim. Guximin e Kohlit”.

Rama u shpreh se Europa duhet të ketë guximin për t’u ribashkuar dhe për të krijuar novacion.

“Guximin për të pranuar se zgjerimi nuk është bamirësi, është strategji dhe guximin për të mbrojtur demokracinë jo vetëm nga ata që e sulmojnë nga jashtë, por edhe nga gërryerja e ngadaltë që mund ta dobësojë nga brenda”, u shpreh ai.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se Shqipëria është gati të reformohet, të krijojë novacion dhe të kontribuojë.

“Shqipëria është gati të mbajë pjesën e saj të përgjegjësisë, por pyetja e vërtetë nuk është nëse Shqipëria është gati. Pyetja e vërtetë është nëse Europa është gati? Gati të përfundojë punën ende të pakryer të historisë së vet. Gati të ribashkojë gjeografinë e saj me imagjinatën e saj strategjike. Gati të veprojë mbi bazën e domosdoshmërisë, në vend që të administrojë shtyrjen sepse historia rrallë pret procedura të përsosura”, theksoi.

Kryeministri Rama shtoi se Europa, “pret udhëheqje të gatshme të kuptojë momentin dhe të veprojë menjëherë dhe këtu, në Berlin, ku Gjermania dikur gjeti guximin të ribashkonte paqësisht atë që historia e kishte ndarë me forcë, pyetja përpara së cilës gjendet Europa bëhet e qartë kristal: A është Europa gati për momentin e saj të ardhshëm Helmut Kohl? Nuk kam përgjigje”.

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…