Gogu në Këshillin e Europës: Krimi i organizuar luftohet duke ndjekur paratë, jo vetëm kriminelët

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në takimin joformal të ministrave të Drejtësisë të Këshillit të Europës


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në takimin joformal të ministrave të Drejtësisë të Këshillit të Europës, në panelin kushtuar rolit të informacionit financiar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar.

Në ndërhyrjen e tij, Gogu theksoi se, sfida kryesore për shtetet europiane nuk është më vetëm mbledhja e informacionit financiar, por transformimi i tij në hetime, procedime penale, konfiskime dhe rikuperim pasurish kriminale.

“Pyetja nuk është më nëse mund të mbledhim informacion financiar. Pyetja është nëse mund ta shndërrojmë atë në veprim gjyqësor përpara se fitimi kriminal të kthehet në pushtet kriminal”, u shpreh ministri.

Duke iu referuar progresit të Shqipërisë, ai nënvizoi se procedimet për pastrim parash të regjistruara nga SPAK janë më shumë se trefishuar gjatë viteve të fundit, ndërsa hetimet financiare kanë çuar në sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve me vlerë mbi 45 milionë euro, përfshirë edhe kriptoasete.

Ministri Gogu theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke vënë në dukje se krimi financiar është një nga format më ndërkombëtare të kriminalitetit dhe kërkon institucione që bashkëpunojnë me të njëjtën shpejtësi me të cilën veprojnë rrjetet kriminale.

Takimi zhvillohet në kuadër të punës së Këshillit të Europës për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…