Rama ndan deklaratën e Kos: Garanci se standardet europiane të mjedisit do të respektohen në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama informoi sot se Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin.


Kryeministri Edi Rama informoi sot se Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila sipas tij, ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve.

Në një deklaratë për shtyp nga Brukseli, Kos vlerësoi se Shqipëria është një nga vendet pararojë në procesin e zgjerimit dhe ka bërë përparim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit.

Ky përparim, sipas saj, është i vlefshëm, i njohur dhe duhet të mbrohet.

Duke komentuar situatën e fundit lidhur me investimin në Zvërnec, Kos u shpreh se në situata të tilla është e rëndësishme që të gjithë të punojmë mbi bazën e fakteve.

“Komisioni Europian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, jo vetëm me kryeministrin Edi Rama. Sapo patëm vizitën e Drejtoreshës sonë për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, e cila u takua javën e kaluar në Tiranë me ministrin e Mjedisit”, theksoi ajo.

Për sa i përket projektit në zonën Pishporo-Nartë, Kos u shpreh se ashtu si për të gjitha projektet e tjera në zhvillim në Shqipëri ai do të duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe me standardet e përcaktuara në kapitullin e mjedisit, Kapitulli 27 i procesit të anëtarësimit.

“Ky kapitull aktualisht është i hapur. Përpara se të mund të mbyllet situata do të duhet të sqarohet plotësisht, ndërsa mbyllja e tij aktualisht parashikohet deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Kos.

Kos theksoi se “roli ynë do të jetë të verifikojmë nëse standardet përkatëse janë përmbushur”.

“Deri atëherë ne i inkurajojmë autoritetet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin hapat që mbështesin përmbushjen e standardeve të mbylljes së kapitullit dhe ndihmojnë Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj europiane”, tha Kos.

Kos konfirmoi se KE ka marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet europiane të mjedisit do të respektohen.

“Fakti që kjo po ndodh, ndërkohë që Shqipëria po kalon procesin e anëtarësimit është i rëndësishëm. Ky proces është juridikisht dhe politikisht detyrues dhe i nënshtrohet një monitorimi dhe vlerësimi të vazhdueshëm prandaj ai përbën garancinë më të fortë që natyra dhe mjedisi i Shqipërisë do të mbrohen në përputhje me standardet europiane”, shtoi Komisionerja për Zgjerimin.

Nga ana tjetër, Kos konfirmoi se sa i rëndësishëm është për ne e drejta për të protestuar.

“Ajo është një e drejtë themelore në Bashkimin tonë dhe për të gjitha vendet që synojnë të bëhen pjesë e tij. Jam e lumtur të shoh se kjo e drejtë respektohet në Shqipëri”, tha ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të…