Koncerti i Kanye West, Gonxhja: Po punojmë për një eksperiencë të paharrueshme

Më pak se një muaj para koncertit të shumëpritur të reperit amerikan Kanye West në Tiranë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka intensifikuar përgatitjet për garantimin e mbarëvajtjes së eventit, që pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në vend.


Më pak se një muaj para koncertit të shumëpritur të reperit amerikan Kanye West në Tiranë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka intensifikuar përgatitjet për garantimin e mbarëvajtjes së eventit, që pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një inspektim në terren së bashku me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile, Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Shërbimit Zjarrfikës dhe OSHEE-së, për të koordinuar detajet organizative dhe masat e sigurisë.

Gonxhja theksoi se përgatitjet po vijojnë me ritme intensive për të garantuar një eksperiencë të sigurt dhe të paharrueshme për mijëra pjesëmarrësit që pritet të ndjekin koncertin.

“Më pak se një muaj na ndan nga koncerti madhështor i Kanye West në Shqipëri. Numërimi mbrapsht ka nisur! Shqipëria po bëhet gati për një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit”, u shpreh ministri Gonxhja.

Sipas ministrit, koordinimi ndërinstitucional mbetet thelbësor për menaxhimin e fluksit të vizitorëve, sigurinë publike, transportin, shërbimet emergjente dhe infrastrukturën mbështetëse të aktivitetit.

Koncerti i Kanye West është parashikuar të zhvillohet më 11 korrik në Tiranë dhe pritet të tërheqë dhjetëra-mijëra spektatorë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera, duke e kthyer Tiranën në një nga qendrat kryesore të skenës muzikore ndërkombëtare gjatë kësaj vere.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

VanHorn: Investitorët kanë nevojë për besim, fusha e lojës është e barabartë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë sot në prezantimin e…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

VanHorn: Investitorët kanë nevojë për besim, fusha e lojës është e barabartë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë sot në prezantimin e…