Doganat: Të ardhurat arrijnë në 62,1 miliardë lekë në periudhën mars-maj

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, niveli i realizimit të të ardhurave arriti në 101,9% të planit, ose 1,1 miliardë lekë më shumë se objektivi i vendosur për këtë periudhë.

Të ardhurat e mbledhura nga Administrata Doganore gjatë periudhës mars-maj 2026 arritën në 62,1 miliardë lekë, duke tejkaluar planin e parashikuar dhe duke shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, niveli i realizimit të të ardhurave arriti në 101,9% të planit, ose 1,1 miliardë lekë më shumë se objektivi i vendosur për këtë periudhë.

Krahasuar me muajt mars-maj të vitit 2025, të ardhurat doganore rezultojnë 3 miliardë lekë më të larta, duke reflektuar një ecuri pozitive të aktivitetit tregtar dhe të performancës së administratës doganore.

Treguesit e periudhës tremujore dëshmojnë gjithashtu një rritje prej 5,2% të të ardhurave të realizuara në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Administrata Doganore vlerëson se rezultatet e arritura pasqyrojnë forcimin e administrimit fiskal, rritjen e eficiencës në mbledhjen e të ardhurave dhe përmirësimin e proceseve të kontrollit dhe monitorimit të mallrave në pikat doganore.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia