Nufi në Pentagon, takime të nivelit të lartë dhe bisedime për fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes që u zhvilluan në Pentagon (SHBA), nga 11-12 qershor.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes që u zhvilluan në Pentagon (SHBA), nga 11-12 qershor.

Takimet për palën amerikane u kryesuan nga Alton Buland, zëvendësndihmës i sekretarit të Luftës në SHBA dhe njëkohësisht përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s.

Përgjatë këtij takimi është vënë theksi tek vijimi pa ndërprerje i përpjekjeve për forcimin në shumë dimensione të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Ministri Nufi theksoi se “jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në kuadër të këtij partneriteti strategjik dhe mezi presim të thellojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë”.

Gjithashtu Nufi u shpreh se “Shqipëria vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme dhe afatgjatë të SHBA dhe të qytetarëve të saj. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe veprimet që SHBA kanë ndërmarrë në mbështetje të Shqipërisë gjatë gjithë historisë sonë”.

“Është e qartë se SHBA do të mbeten “Partneri më Strategjik i Shqipërisë” dhe mbështetja juaj është thelbësore për ne në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha Nufi.

Burimi ATSH

Nufi në Pentagon, takime të nivelit të lartë dhe bisedime për fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes që u zhvilluan në Pentagon (SHBA),…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia