Rama: Fatin e zhvillimit në Zvërnec do ta vendosë cilësia e projektit, protesta është kthyer me natyrë politike

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se forca politike që ai drejton synon që ta çojë në 35 miliardë euro Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë në vitin 2030, në 15 mijë euro shifrën e të ardhurave për frymë, për ta bërë Shqipërinë një “princeshë të turizmit mesdhetar”.


Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se forca politike që ai drejton synon që ta çojë në 35 miliardë euro Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë në vitin 2030, në 15 mijë euro shifrën e të ardhurave për frymë, për ta bërë Shqipërinë një “princeshë të turizmit mesdhetar”.

Duke iu drejtuar protestuesve në bulevard, Rama tha se sa më sipër, këto elemente nuk negociohen.

“Për sa i takon kësaj teme, unë jam në dispozicion në çdo kohë, ashtu siç jam i hapur për çdo diskutim mbi mënyrën se si mund të harmonizohen mbrojtja e natyrës dhe zhvillimi i turizmit. Ndërkohë që, lidhur me fatin e zhvillimit në Zvërnec, atë do ta vendosë cilësia e projektit dhe shkalla e ambicies së programit që investitorët do të paraqesin për zhvillimin e zonës”, tha ai.

“Merrni një këshillë nga unë, me këtë rast: ikini hienave që ju janë mbledhur rrotull. Sepse ju jeni të parët që do të mbyteni në jargët e asaj urrejtjeje që unë e njoh mirë, të asaj hipokrizie dhe urie për pushtet që unë dhe ne socialistët e njohim nga shumë larg. Të cilën e fshehin nën qeleshet që i vënë në kokë për herë të parë apo nën flamujt që lidhin në qafë”, tha Rama.

Rama tha se “nëse doni të mbroni vërtet Shqipërinë, ju njerëzit që jeni sinqerisht të dashuruar me natyrën, të shqetësuar për mjedisin, mos ngatërroni drejtimin nga i vjen rreziku natyrës, mjedisit dhe Shqipërisë”.

“Hajdeni, bashkohuni me ne, me PS-në, e cila ka nevojë për këdo që nuk bie dakord me çfarë nuk shkon, por që është gati t’i luftojë bashkë me ne gjërat për t’i bërë më mirë. Me ide, jo me britma; me propozime dhe me të ndenjur ulur aty në punë. Jo veç me video-selfie dhe me skërmitje. Me Shqipërinë në zemër dhe mendjen në punë, jo me Shqipërinë në gojë, me cmirë në zemër dhe vetëm me hesape në mendje”, tha ai.

“Unë jam shumë i qartë që tanimë një protestë e nisur për natyrën është kthyer në një protestë me natyrë politike. Absolutisht legjitime për këdo që do të ndryshojë Shqipërinë sipas qasjes së tij, dhe krejt normale. Asgjë jonormale nuk ka edhe në faktin se, megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin për ditën më të madhe e kanë se po u dëmtohet sezoni nga anulimet e rezervimeve për shkak të protestës, forca të ndryshme hedhin në bulevard gurët deri edhe nga Kosova dhe Tetova dhe fshehin dorën”, pohoi Rama.

“Njësoj si opozita e këtejshme që derdh në bulevard prirjet e kënetës së vet, grushtetasit e rraskapitur të ’98-ës e deri te tabakatë që mbi taka mbledhin “like”, duke ecur me pasqyrë përpara dhe duke qarë hallin e popullit. Ndërkohë që edhe partitë e reja, që mbetën të vogla pa u bërë të vjetra, kërkojnë edhe ato një copë aty në atë prurjen e re të protestës.

Me të tërë këta, unë dhe ju s’kemi asnjë punë. Ndërsa për të rejat dhe të rinjtë që besojnë vërtet se po bëjnë një revolucion, unë kam vetëm simpati. Jam gati të flas nëse ata duan të flasin, por mbetem mirëkuptues nëse nuk duan të flasin”, cilësoi ai.

Kreu i Qeverisë tha se protesta e ka bërë diçka të jashtëzakonshme për Tiranën me praninë e tyre.

“Kanë pastruar zhulin e shoqatës së molotovarëve që e kthyen bulevardin në një vendderdhje të vetes së tyre të humbur në hije, të shuar në ngjyrë e të mbetur vetëm erë”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…